Deputeti socialist i PS-së, Jurgis Çyrbja ishte në zonën e Shijakut ku ka ndihmuar me logjistikë banorët për të përballuar situatën.
“Duke ndjekur dhe monitoruar minutë pas minute situatën e vështirë të krijuar si pasojë e reshjeve intensive të shiut.
Asgjë nuk vlen më shumë se garantimi dhe siguria e jetës së qytetarëve! Ne zonën e Shijakut, Sallmones dhe rrethinave përreth duke ndjekur nga afër situatën e vështirë!
Apel për të gjithë bashkëqytetarët e prekur nga reshjet të jenë të vëmendshëm dhe tu përgjigjen kërkesës së strukturave të Emergjencave Civile për evakuim, në rastet kur është e nevojshme!
Të shpresojmë që orët ne vijim situata të shkojë drejtë normalizimit! Solidaritet me të gjitha zonat e prekura nga kjo fatkeqësi e madhe natyrore! Pranë çdo qytetari!”,-thotë Çyrbja.
[gallery]24984[/gallery]
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com