Përmbytjet në Shkodër, debate të
ashpra, Prençi:Mos përhapni panik

Përmbytjet në Shkodër, debate të<br />ashpra, Prençi:Mos përhapni panik<br>
Mbledhja e shtabit të emergjencave në Prefekturën e Shkodrës është shoqëruar me debate të ashpra në lidhje me përmbytjet e ditëve të fundit në gjithë zonën. I pranishëm në mbledhje ka qenë edhe kreu i emergjencave Civile, Shemsi Prençi, i cili tha se shkak për rritjen e nivelit të ujit në vend është pikërisht mospastrimi i kanaleve kulluese, kjo nga pushteti  vendor. 

Ndërsa konfirmoi se kostoja e përmbytjeve është e përballueshme nga ana e shtetit, ai cilësoi si fajtorë edhe vetët qytetarët që kanë bllokuar kanalet kulluese me të mbjella.  Në përgjigje ndaj tij, nënkryetari i bashkisë së Shkodrës, Arben Gjuraj bëri me dije se deri më tani janë pastruar rreth 12 km kanal kullues, ndërsa kreu i emergjencave në Shkodër parashtroi situatën aktuale në gjithë qarkun si dhe ndihmën që po jepet me ushqime.

Debatet
Pëllumb Dani (shefi i Emergjencave ne Shkodër): 200 pako ushqime në Nj.A. Dajç. 8 ton për bagëtitë. Nivelet e kuotave në hidrocentrale janë rritur këtë të premte. Situata kërcënuese për shkak të reshjeve.

Çesk Millja (Prefekti i qarkut Shkodër): 20 ton ndihma kanë ardhur, 20 të tjera vijnë në ditët në vazhdim.

Shemsi Prençi: Situata në rritje nga reshjet e ditëve të fundit. Shkarkimet e hidrocentraleve nuk kanë më efekt në shtimin e nivelit të ujit në NënShkodër. Të mos hapet panik në komunitet. Kolektorët nuk janë të pastruar mirë, as ata që administrohen nga Bordi i Kullimit, as nga bashkia Shkodër. Fajtor edhe komuniteti, i cili ka zënë kanalet e kullimit me mbetje bimore. Kostoja e përafërt e përmbytjeve e vlerave bujqësore rezulton e përballueshme për buxhetin e shtetit. 1000 hektarë janë tokë shtetërore dhe livadhe.

Përplasje Prençi-Gjuraj për kanalet e kullimit

Arben Gjuraj (nënkryeyari i bashkisë Shkodër): Ju (drejtorit të EC) i drejtoheni vazhdimisht bashkisë për kanalet e kullimit. 12 kilometër kanale janë pastruar në periudhën shtator e në vazhdim.

Prençi: Asnjë kanal i pastruar që prej fillimit të vjeshtës.

a.h/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Hapet sot tuneli i Llogarasë, Rama: Vepër historike, do ndryshojë udhëtimin drejt jugut

Hapet sot tuneli i Llogarasë, Rama: Vepër historike, do ndryshojë udhëtimin drejt jugut