Deputetja e Nada Mecorapaj ka qenë e pranishme pasditen e sotme në Novoselë për të ndjekur gjendjen pas përmbytjeve. Mecorapaj e ka cilësuar situatën tejet problematike, sipas saj krahas Novoselës kritike është situata edhe në bashkinë e Selenicës.

“Banorët e fshatrave janë prej 48 orësh në mungesë të energjisë elektrike. Atje situata është duke u përballuar vetëm me dy mjete” deklaroi ajo.

Ndërkohë krahas prurjeve të larta të Vjosës kanë vërshuar përrenjtë. Disa segmente rrugore ndërmjet fshatrave janë aktualisht të pakalueshëm. 

dy.b/shqiptarja.com