Ministri i Transportit, Dervishaj ka inspektuar akset rrugore në Vlorë dhe në Selenicë pas reshjeve të ditëve të fundit që sollën përmbytjet dhe problemet në qarkullimin rrugor në disa akse.
 
Dervishaj nga Ura e Novoselës ku pati disa probleme u shpreh se "Situata është përmirësuar krahasuar me 2 ditë më parë.
 
Shtabi Emergjencës dhe strukturat janë në gatishmëri maksimale. Aksi rrugor është i kalueshëm pa probleme.
 
Përsa i përket aksit Vlorë- Selenicë, ka pasur probleme, por situata është më e qëndrueshme.
 
Situata po shkon drejt normalitetit falë edhe punës se organeve përkatëse. Pas kësaj faze do të fillojë faza e ndërhyrjes.
 
Duhet të marrim masat që ti parandalojmë aq sa mundemi problemet. Do fillojmë shumë shpejt me fazën e evidentimit dhe më pas ndërhyrjes
" deklaroi ai.

[gallery]19586[/gallery]

d.b/shqiptarja.com