Ndonëse është prekur nga përmbytjet jugu i vendit nuk përjashtohet mundësia që edhe veriu të përfshihet në këtë situatë. Sipas ministrit të Bujqësisë Edmnond Panariti duhet të merren masa për të ruajtur dhe kuruar mjedisin.
 
“Aktualisht stuhia preku zonën jugore por kjo nuk do të thotë që dhe veriu nuk është në risk pasi siç e dini ajo është një zonë ultësire që një pjesë e madhe ndodhet nën nivelin e detit dhe është në risk të madh përmbytjesh. Ajo që po ndodh me me INUK për çlirimin e hapësira urbane duhet të ndodh dhe për çlirimin e brigjeve të lumenjve”, deklaroi Panariti 

Ministri është shprehur se rreziku i përmbytjeve nuk quhet i tejkaluar. “Do të kemi situatë me rreshje, filluan që dje në darkë dhe vazhduan dhe gjatë ditës. Pritet të vazhdojnë dri në datën 10 -11 shkurt dhe situata nuk mund të konsiderohet e përmbytur”, tha ministri. Me largimin e ujrave qeveria pasi të bëj identifikimin e dëmeve do të bëj edhe dëmshpërblimin e tyre .


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)