Përmbytjet mund të rikthehen më fuqishëm!
Kjo është ajo çfarë Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka thënë, gjatë inspektimit në zonat e përmbytura të qarkut të Lezhës.
Ai ka kërkuar bashkëpunimin e të gjithë banorëve me pushtetin vendor dhe bordit të Kullimit.
Panariti paralajmëroi, se “reshjet do të jenë prezente edhe në ditët në vijim dhe në tilla kushte banorët duhet të marrin masa, qoftë edhe për të siguruar gjënë e gjallë apo dhe objekte të tjera,pasi përmbytjet mund të rikthehen edhe më fuqishëm”.
Në komunën e Balldrenit vërehet një rënie e nivelit të ujit e megjithatë fusha e Torovicës është nën ujë. Në takimin që pati me Ministrin e Bujqësisë, kreu i komunës, Zef Doçi bëri një panoramë të përmbytjeve që sjellin dëme të konsiderueshme për mijëra banorë prej 23 vitesh.
Në këtë diskutim, Panariti mbështeti kërkesn e kreut të komunës për ndërtim in e një Hidrovori të ri në Balldre, pasi aktuali nuk tërheq dot ujin, për shkak të rënies së nivelit të fushës.
Redaksia online
(b.g/ shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO