Përmbytjet në jug të Shqipërisë kanë zgjuar ndjenjat solidare edhe tek fqinji ynë, Serbia. Në mbledhjen e sotme, qeveria serbe ka vendosur të dërgojë një ndihmë financiare në shumën e 50 mijë eurove në total për dy shtetet e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore: Maqedoninë e Shqipërinë.
 
Në njoftimin e zyrës për shtyp të qeverisë serbe thuhet se vendimi për të dërguar ndihmë për vendet e prekura nga përmbytjet katastrofike është marrë me sugjerimin e kryeministrit, Aleksandër Vuçiç.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)