Qarqet më problematike për sa i përket përmbytjeve të këtyre ditëve që goditën vendin, ka qenë Vlora dhe Fieri. Dalja e lumit Vjosë shkaktoi përmbytje të mëdha e dëme të pallogaritshme. Por, për fat të mirë situata në Vlorë mëngjesin e sotëm paraqitet më e qetë.

Duket se niveli i ujit ka rënë, ndërsa Vjosa ka filluar të tërhiqet. Gjithsesi në Novoselë vazhdon ende të ketë prani të ujit ku më shumë se 93 banesa e 600 hektarë tokë ndodhen ende nën ujë.

Banorët të cilët pësuan përmbytje të banesave të tyre, mbrëmjen e kaluar e kanë kaluar në qendrat strehimore apo tek familjarët e tyre, ndërsa ka pasur edhe shumë të terë që kanë qëndruar në katet e dyta të banesave të tyre pasi nuk kanë pranuar të largohen.

 

Redaksia Online
J.Sh shqiptarja.com