PËRMET - Ka përfunduar në Përmet takimi i kreut të bashkisë me priftërinjtë. Pas takimit ka reaguar kryetari i bashkisë së Përmetit, Gilberto Jaçe.
Sipas tij, vendimet e gjykatës duhet t’i respektojmë të gjithë dhe kërkesa e priftërinjve për të marrë ata nën administrim ish-Pallatin e Kulturës nuk pranohet.
Sipas Jaçes, takimi u bë për të qetësuar situatën, pas dhunës që shpërtheu mes klerikëve ortodoksë dhe policisë private, teksa të parët kërkuan të marrin nën administrim Pallatin e Kulturës.
Gjatë takimit nuk u diskutua rreth incidentit të djeshëm dhe u kërkua mirëkuptim nga komuniteti ortodoks për godinën. “Harmonia në qytetet duhet të jetë mbi gjithçka”, përmbylli Jaçe.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com