DURRËS - Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për avokatin 62-vjeçar Ilir Malindi, i cili u vu në pranga një ditië më parë pasi në mënyrë të vazhdueshme përndiqte me mesazhe gazetarin Sokol Balla.
Gjykata e Durrësit ka vendosur masën detyrim paraqitjeje me argumentin se Avokati Ilir Malindi nuk paraqet rrezikshmëri.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, Malindi i ka dërguar mesazhe të shumta kërcënuese përmes telefonit gazetarit të njohur Balla.
Sipas burimeve nga Policia e Durrësit për A1 Report, avokati kërkonte të kishte akses në emisionin politik që Balla drejton në Top-Channel, për disa çështje të tijat, por gazetari ka refuzuar. Nga ky moment kanë nisur edhe mesazhet e avokatit drejt Sokol Ballës.
Materialet procedurale në ngarkim të avokatit i kaluan Prokurorisë së Durrësit e cila do ta hetojë për veprën penale të “Përndjekjes”
Së fundi, gazetari i njohur Sokol Balla është vënë në qendër të opinionit publik pas nxjerrjes së një videoje private.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com