Tentoi të vriste rivalin në dashuri duke e goditur në kokë me një tufë çelësash, por nuk arriti të arratisej sepse karabinierët mbërritën në kohë dhe e arrestuan. Ky fakt ka ndodhur në Frignano të Kazertës në Itali dhe protagonist ka qenë shqiptari 33-vjeçar Aleks Hoxha, banues ne Acerra, i cili ka përfunuar në burg për tentativë vrasjeje dhe përndjekje.

Autori shkoi papritur në shtëpinë e ish bashkëjetueses, ku gjeti të dashurin e ri të saj, edhe pse e dinte se ishi i tij kishte një lidhje të re. Kur pa rivalin, mori çelësat nga xhepi i xhupit dhe e goditi me dhunë në kokë përpara gruas dhe vajzës 4-vjeçare të kësaj të fundit.

Ndërkohë karabinierët u njoftuan nga fqinjët për sherrin e ashpër dhe rrugës për në vendngjarje ata hasën shqiptarin që po hipte në makinë pas aktit për t’ia mbathur.

Burri që pësoi sulmin përfundoi më parë në spitalin e Averës, dhe më pas u transferuar në një klinikë në Castel Volturno ku ndodhet ende në reanimacion dhe në rrezik për jetën. Pasi verifikuan se çfarë kishte ndodhur, policët e arrestuan 33-vjeçarin. Gruaja më aps denoncoi makthin që kishte kaluar 12 muajt e fundit pasi ishte ndarë nga Hoxha, pasi ky i fundit, sikurse rrëfeu viktima, e ka përndjekur dhe kërcënuar çdo ditë.

s.k/Shqiptarja.com