Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier. Ngjarja është shënuar në vendin e quajtur Qafa e Koshovicës, ku raportohet se janë përfshirë tre automjete.

Për pasojë, kanë mbetur të plagosur 8 persona, të cilët janë transportuar në spital për të marrë mjekim. Ndërkohë, forcat policore kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i plotë i policisë:
Në datën 11.11.2017, në orën 19:00 në rrugën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Liqeni” Levan, janë përplasur mjetet tip “Renault”, me targë AA 691 OJ, me drejtues shtetasin B.A, 36 vjeç, me mjetin tip “Alfa Romeo“, me targë AA 459 SP, me drejtues shtetasin M.P, 40 vjeç.

Si pasojë e përplasjes kanë pësuar dëmtime të lehta dy drejtuesit e mjeteve dhe 6 pasagjerët e të dy mjeteve, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Fier dhe po kryejnë ekzaminimet shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

d.c./shqiptarja.com