Sekretari Organizativ i PS, Blendi Klosi tha se Ogerta Manastirliu nuk do të largohet nga drejtimi politik i qarkut të Tiranës. Ndërkohë si bashkëdrejtues politik, për territorin e Bashkisë së Tiranës, vijnë Ervin Demo e Albana Koçiu.

“Sa i përket drejtimit të Tiranës, u propozuan dy bashkëkryetarë si në të gjithë bashkitë e vendit. Drejtimi i partisë së bashkisë së Tiranës do jetë nga Demo dhe Koçiu. Drejtimi politik do të vazhdojë nga Ogerta Manastirliu”, tha Klosi.


Lajmi kryesor:

Asambleja e PS/ Rama shkarkon Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës! Qëndrojnë Manastirliu e Balla, vijnë Demo e Koçiu! Kërkon përjashtimin e Spiropalit nga partia, por nuk hidhet në votim (VIDEO)