Një vajzë 6-vjeçare është përplasur nga një motoçikletë dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, ndërkohë që uniformat blu të Beratit kanë vënë në pranga drejtuesit e mjetit.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin “Starovë” kur vajza R.A,6-vjeçe ka qenë duke ecur në rrugën në afërsi të Shkollës së Mesme të fshatit dhe është goditur nga motoçikleta që po ecte me shpejtësi.
Vajza është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Berati,ku pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Për shkak të plagëve të marra në pjesën e kokës dhe trupit është dërguar për mjekim më të specializuar në spitalin e traumës.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë,të cilët pas kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe pas pyetjes së dëshmitarëve kanë dalë në konkluzionin paraprak se shkak për këtë aksident ka qenë shpejtësia me të cilën po drejtonte motoçikletën e tij, 25-vjeçari Gazmend Toska,banor i këtij fshati,i cili është ndaluar nga policia.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com