Drejtuesi i mjetit është 54 vjeçari Shefqet Rama banues në Elbasan. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Elbasan-Librazhd, në fshatin Mengël Elbasan, autori drejtonte mjetin tip "Kamionçinë".
65 vjeçari i aksidentuar u dërgua menjëherë në spital por ka qenë e pamundur të shpëtohej për shkak të plagëve të rënda.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë:Shefqet Rama, 54 vjeç banues në Elbasan.
Arrestimi i tij, u bë pasi në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Mengël Elbasan, duke drejtuar mjetin tip benz kamioçinë ATP, me targa EL 8223B , është përplasur me një kafshë pune, të cilën e tërhiqte Z.N., 65 vjeç banues në Elbasan.
Z.N., është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe më pas ka ndërruar jetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor" parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com