Përplasja Balla-Blushi,Braçe:Në PS
huazohen fenomene nga parti të tjera

Përplasja Balla-Blushi,Braçe:Në PS<br />huazohen fenomene nga parti të tjera
Deputeti i Partisë Socialiste të Beratit, Erjon Braçe ka komentuar përplasjen e Taulant Ballës dhe Ben Blushit në Elbasan, duke thënë se Blushi po huazon nga partitë e tjera fenomene që nuk kanë qenë në Partinë Socialiste.
 
Braçe ka theksuar se Blushi e ka paragjykuar që rreth 3 javë më parë procesin e  votimit të delegatëve, por ka ftuar këdo që të monitorojë këto zgjedhje.
 
Ky proces ka qenë i paragjykuar dhe është e papranueshme që të njolloset një proces këtu e dy javë e gjysmë përpara. Blushi tha se ne po e manipulonim procesin, histori që nuk ka qenë pjesë e PS dhe më vjen keq që histori të tilla huazohen nga parti të tjera në PS. Kush të dojë të vijë të monitorojë zgjedhjet, ky proces nuk duhet të njolloset” ka thënë Braçe.
 
Ndërkohë, të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe zëvendëskryeministri Niko peleshi, nga Korça ku ka theksuar se, procesi i zgjedhjes së delegatëve në Partinë Socialiste ëhstë tërësisht demokratik.
 
Nuk e kam ndjekur debatin, pasi jam në terren,por besoj që kushdo mund të monitorojë këtë proces tërësisht demokratik. Kam vizituar disa qendra votimi, është proces dinamik, votuesit po votojnë sipas parimit një anëtar një votë. Për herë të parë në formatin e delegatëve do të jenë 50% gra e vajza dhe 50% burra. Ky proces është demokratik e modernizues, pasi duke ftuar anëtarësinë, duke përfaqësuar grupmoshat dhe dy gjinitë, ndihmon PS-në që të modernizohet dhe të përmirësohet qeverisja” ka përfunduar Peleshi.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv