Përplasja e mjekëve
Shefat e shërbimeve fitojnë
gjyqin ndaj ish-ministrit Kosova
Orion Gliozheni, Saimir Cenaimeri dhe Ilir Tashi, kolegët e ish ministrit të Shëndetësisë, Halim Kosova, te materniteti “Koço Gliozheni” kanë fituar betejën me të
TIRANE- Orion Gliozheni, Saimir Cenaimeri dhe Ilir Tashi, kolegët e ish ministrit të Shëndetësisë, Halim Kosova, te materniteti “Koço Gliozheni” kanë fituar betejën me të. Vetëm një javë më parë, gjykata është shprehur në favor të tre kolegëve të ish ministrit të Shëndetësisë, të cilët iu drejtuan gjykatës, pasi, pak ditë pas marrjes së detyrës si ministër i shëndetësisë, Halim Kosova, me datë 30 prill 2013 i ktheu mbrapsht emërimet e shefave të shërbimeve, që ishin bërë me datë 4 prill 2013, nga dekanati i fakultetit të Mjekësisë.
Urdhri i ish-ministrit Kosova, u hiqte të drejtën e fituar me konkurs mjekëve të meëruar shefa shërbimesh dhe bënte një riorganzim të këtyre shërbimeve. Orion Gliozheni(Shef i Klinikës së Gjinekologjisë), Ilir Tasha (Shef i Klinikës së se Patologjisë së Barrës) dhe Saimir Cenameri (Shef i Klinikës së Obstetrikës) me anë të propozimit të Dekanit të Fakultetit të Mjekësisë janë miratuar nga Ministri i Shendëtësisë më datë 04.04.2013 si shefa klinike në Shërbimin Obstetri Gjinekologji.
Pasi janë emëruar në këto detyra, Ministri i Shëndetësisë më anë të Urdhërit Nr.282 date 30.04.2013 ka urdhëruar organizimin e shërbimeve dhe shefat e tyre të rikthehen sipas strukturës dhe pozicioneve të para miratimit të VKM Nr.771 datë 07.11.2012. “Pala e paditur vetëm ka pretenduar ligjshmërinë e këtij akti administrativ por pa dhënë argumenta ligjore në lidhje me këtë akt normativ që kthen një rregullim të mëparshëm të emërimeve pranë QSUT”, - thuhet në vendimin e gjykatës së Tiranës, që në muajin qershor kërkoi pezullim të vendimit të sih ministrit Kosova, ndërsa një javë më parë gjykata u ka dhënë të drejta shefave ët shërbimeve te “Koço Gliozheni”
Shkrimi u publikua sot (01.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.9%
-
Jo
51%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 9348
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA/ Dorëhiqet prokurori Jack Smith, hetoi presidentin Trump për dokumentet sekrete dhe përpjekjen e përmbysjeve të zgjedhjeve në 2020
11 Janar, 22:55
-
VIDEO/ Superkupa 'deh' Milanin, Cagliari e ndal 1-1 në 'San Siro'! Alen Sherri në stol
11 Janar, 22:48
-
Flakët në Los Anxhelos, aktorja Jennifer Garner: Kam humbur një mik nga zjarri
11 Janar, 22:45
-
Stuhi e fuqishme dimërore në jug e lindje të SHBA
11 Janar, 22:37
-
E konfirmon Conte, Kvaratskhelia ka kërkuar të largohet nga Napoli këtë janar
11 Janar, 22:36
-
Manchester City shënon 8 gola në FA Cup, Guardiola konfirmon largimin e kapitenit! Chelsea fiton me 'shuplakë'
11 Janar, 22:29
-
Berat/ Aksident në qendër të qytetit, makina përplaset me shtyllën, drejtuesi braktis mjetin dhe largohet nga vendngjarja
11 Janar, 22:28
-
Pogradec/ Plagoset me thikë 23-vjeçari, po qethej në berbehane, sulmua në kokë dhe krah! Pas mjekimit bën kallëzimin në polici, efektivët në ndjekje të autorit (EMRAT)
11 Janar, 22:11
-
Ministria e Mbrojtjes: Nesër priten reshje intensive shiu dhe dëbore, ja qarqet më të rrezikuara
11 Janar, 22:03
-
FOTO/ Gjimshiti dhjetë qepje në kokë, Atalanta tregon gjendjen e kapitenit të Kombëtares
11 Janar, 21:59
-
Fier/ Sherr me thika në lagjen '8 Shkurti', plagoset në këmbë 16-vjeçari
11 Janar, 21:56
-
Aksident pranë Kishës së Laçit, Porsche bie nga lartësia 70 metra! Lëndohet rëndë çifti dhe dërgohen te Trauma (EMRAT+VIDEO)
11 Janar, 21:49