Përse duhet të kujdesemi për thonjtë?

Përse duhet të kujdesemi për thonjtë?
Kujdesi ndaj thonjve është mjaft i rëndësishëm jo vetëm për një paraqitje estetike por edhe për të evituar disa sëmudje që paralajmërohen pikërisht nga problemet me to. Ky sinjalizim vjen nga ekspertë të “Weill Cornell University” në New York, të cilët paralajmërojnë mbi disa nga rreziqet që vijnë nga kujdesi i pakët për thonjtë.

Një prej tyre është edhe tumori i thonjve. Shenjat e kësaj sëmudje janë të vështira për t’u dalluar pasi mund të ngatërrohen me një vrarje të thjeshtë të gishtit. Kështu që është e vështirë që një sëmundje e tillë të diagnostikohet në kohë, në këto raste duhen vizituar menjëherë edhe në qoftë se kanë probleme të vogla në dukje.

Fatmirësisht analiza e thonjve me anë të dermatoskopit është duke u zhvilluar mjaft si praktikë duke arritur të parandalohet kjo lloj sëmundje. Një tjetër lloj sëmundje ka të bëjë edhe me mykjen e thoit dhe në të vërtetë rreth 50% të rasteve, shqetësime të ndryshme vijnë si pasojë e mykjes së tyre por ndërkohë në rreth 50% të rasteve të tjera mund të kenë lidhje me sëmundje, të cilat është mirë të diagnostifikohen në kohë.

Gjithashtu një tjetër problematikë, e cila shfaqet tek thonjtë është edhe plakja e tyre. Ashtu si në çdo pjesë e trupit ku ndodh plakja e qelizave, nuk mund të mos përfshiheshin edhe thonjtë. Gjatë plakjes thonjtë mund të jenë të ashpër dhe të hasen vështirësi gjatë prerjes së tyre.

Një shenjë tjetër e këtij fenomeni është edhe rritja e tyre më ngadalë se zakonisht. Dermatologët janë shprehur edhe për smaltet ose manikyrit e ndryshme për thonjtë, të cilat në vend t’i perfocojnë kanë çuar në hollimin tyre. Sipas dermatologëve do të ishte mirë që këto produkteve të evitoheshin.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi