Përse tradhëtojnë njerëzit?

Përse tradhëtojnë njerëzit?
Çfarë i shtyn meshkujt apo femrat të tradhtojnë? Një sondazh i fundit i realizuar nga Netdon për sitin Entre.Infideles. com sjell disa përgjigje.

Çfarë i shtyn meshkujt apo femrat të tradhtojnë?
Sipas 35 % të 2300 të anketuarve, është kënaqësia ajo që ka më tepër rëndësi. Dhe sidomos kënaqësia që nuk ka asnjë lidhje me ndjenjat.

28% kanë thënë se ajo çka i shtyn të tradhtojnë është dëshira për të përmbushur pakënaqësitë seksuale nga partneri/ja. Të tjera arsye janë: pasioni i dashurive të reja, adrenalina dhe ndërmarrja e rrezikut, pikantja dhe zbulimet e reja dhe së fundmi shumëfishimi i partnereve.

Ky studim ka treguar edhe një tjetër ndryshim ndërmjet burrave dhe grave. Nëse kënaqësia është motivimi kryesor për meshkujt gjatë gjithë jetës, për femrat kjo evoluon me kohën.

Ato kërkojnë kënaqësinë si meshkujt kur janë të reja, por pas moshës 50 vjeçare, kërkojnë para se gjithash të rigjejnë pasionin e fillimit të një lidhjeje.

Shkrimi u publikua sot në Suplementin Shëndeti, në gazetën Shqiptarja.com

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi