Përshëndetje, unë jam Johnny Cash!

Përshëndetje, unë jam Johnny Cash!
I konsideruar si një nga muzikantët më me ndikim të shekullit të 20-të, fillimisht ikonë e muzikës country, muzika e tij kalonte nga rock and roll, blues, folk dhe gospel. Talenti dhe kjo veçori e tij bën që ai të ishte pjesë e Country Music Hall of Fame, Rock and Roll Hall of Fame dhe Gospel Music Hall of Fame. Një ndër artistët më me ndikim në të tre zhanret muzikore.

johnny cash

Cash kishte një ze potent, krejtësisht të veçantë, një grup që e shoqëroi për 25 vite me një tingull lehtësisht të identifikueshëm të cilët ishin Tennessee Three, një karakter rebel, karizmatik, koncerte falas në burgje të ndryshme të sigurisë së lartë të cilët i dhanë atij një popullaritet të jashtëzakonshëm, si dhe një veshje të tijën krejtësisht në ngjyrë të zezë, për të cilën ai u quajt “The Man in Black”.  Ai fillonte koncertet e tij me një përshëndetje të thjeshtë “Përshëndetje, unë jam Johnny Cash” dhe më pas niste të këndonte direkte “Folsom Prison Blues”, një ndër këngët e tij më të njohura kushtuar të burgosurve. Në vitet e fundit të karrierës së tij ai këndoi dhe këngë të këngëtarëve te tjerë si “Hurt” nga Nine Inch Nails, duke e kthyer në një version origjinal, hit dhe krejtësisht të tijin.

johnny cash
 
June Carter, nga familja e njohur Carter, do të ishte ajo që do t’i rrëmbente thellësisht zemrën këngëtarit rebel.  Shikimet e tyre u shkëmbyen për herë të parë pas kuintave të Grand Ole Opry, por atëherë ai ishte i martuar me Vivian Liberto. Mbas 13 vitesh në vitin 1968, Cash i propozoi për martesë June Carterit para gjithë publikut gjatë një koncerti live që po mbanin të dy në London, Ontario. Liberto e lodhur nga abuzimet e këngëtarit me alkolin dhe drogën si dhe nga afrimi i Cash me June Carter i kishte dhënë divorcin artistit Cash dy vite më parë, në 1966-ën.

johnny cash

      
Dashuria e Cash me Carter është një nga historitë e dashurisë më të veçanta e domethënëse. Ata performuan dhe ndanë jetën së bashku për 35 vite deri në maj të vitit 2003 me vdekjen e June Carter. Vetëm 4 muaj më pas do të shuhej dhe Johnny Cash.

 Në vitin 2005 u realizua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës filmi biografik mbi jetën e Johnny Cash “Walk the line”. Filmi u kandidua për 5 çmime Oscar. Aktorja Reese Witherspoon në rolin e June Carter arriti të fitojë gjithçka atë vit edhe çmimin Oscar.

johnny cash

 I kandiduar ishte dhe Joaquin Phoenix me rolin e tij brilant të Johnny Cash. Filmi arriti të fitojë rreth 187 milion dollarë . I shumë pëlqyer nga kritika dhe publiku. Witherspoon dhe Phoenix inçizuan enkas për filmin zërat e tyre në këngët që do të performonin në film.

Në vitin 2001 Cash u nderua me Medaljen Kombëtare për kontributin e tij në Art. Kënga e tij “Hurt” e vitit 2003 fitoi çmimin e regjisë në MTV Video Music Awards duke e bërë kështu artistin Cash artistin më të vjetër të nominuar ndonjëherë për MTV Video Music Awards. Atë vit çmimin për videoklipin më të mirë e fitoi Justin Timberlake me “Cry me a river”. Në fjalën e tij përshëndetëse ai u shpreh: “Ky është një gabim. Kërkoj të rinumërohen votat. Unë jam rritur me këngët e Johnny Cash falë gjyshit tim. Ai e meriton këtë çmim më shumë se çdo kush prezent nga ne këtu këtë natë. “

johnny cash

E para vdiq June, në Nashville, Tennessee, më 15 maj, 2003, nga  disa komplikime, pas një operacioni që kishte bërë në zemër. Në funeralin Carter, thjeshtra e saj, Rosanne Cash, deklaroi se “në qoftë se të qënit  grua do të ishte  një korporatë, June do të kishte qenë një CEO. Ajo ishte roli i saj më i çmuar.”  Johnny nuk e mori veten pas vdekjes së saj, e ndërroi jetë katër muaj më vonë.

Të dy janë të varrosur afër njëri tjetrit, në Hendersonville Memory Gardens, pranë shtëpisë së tyre në Hendersonville, Tennessee.

Marrë nga ATSH

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Armir Mehaj: Refleksion në Kishën e Martirëve ku shërbeu Dom Antonio Sciarra

Armir Mehaj: Refleksion në Kishën e Martirëve ku shërbeu Dom Antonio Sciarra