Përtypja e çamçakëzit
të bën më të zgjua

Përtypja e çamçakëzit<br />të bën më të zgjua
Shkencëtarët kanë zbuluar se si camcakëzi është i mirë për trurin. Përtypja e camcakëzit forcon të menduarit dhe kujdesin, ndërsa sipas studimit, reagimi i atyre që përtypin camcakëz është 10 herë më i shpejt se sa reagimi i personave që nuk përtypin.

Në studimin e kryer në Japoni i cili është publikuar ne gazetën “Truri dhe njohja” pohohet që tetë zona të trurit aktivizohen vetëm gjatë përtypjes. Një nga teoritë ofron shpjegimin se si përtypja rrit entuziazmin dhe çon deri te përmirësimi i përkohshem i qarkullimit të gjakut në tru.

Gjate hulumtimit, vullnetaret kanë pasur detyra te caktuara që është dashur t’i kryejnë gjatë kohës së përtypjes së camcakëzit, dhe me këtë rast u është fotografuar truri për të parë se cilat fusha aktivizohen.

Gjatë testit 30 minutësh pjesëmarrësit kanë shtypur butonat me gisht të majtë ose djathtë si përgjigje se në cilin drejtim gjendet shigjeta në ekran. Meshkujt dhe femrat që nuk kanë përtypur kanë reaguar për 545 milisekonda, ndërsa ata që kanë përtypur u janë dashur 493 sekonda.

Është vërtetuar që më së shumti aktivë kanë qenë regjionet e trurit për lëvizje dhe kujdes. “Rezultatet tona tregojnë që përtypja rrit nivelin e entuziazmit dhe kujdesit, çka mund të çojë deri te përmirësimi i pjesëve kognitive”, kanë thënë hulumtuesit nga Instituti Nacional për shkenca radiologjike në Japoni.

Shkrimi u publika në Suplementin Shëndeti, në gazetën Shqiptarja.com
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi