Përurohet në Milano romani i Fatos
Kongolit 'Jetë në një kuti shkrepësesh'

Përurohet në Milano romani i Fatos<br />Kongolit 'Jetë në një kuti shkrepësesh'
Romani i Fatos Kongolit “Jetë në një kuti shkrepësesh” (La vita in una scatola di fiammiferi), i sapobotuar në italisht, pati këto ditë një përurim të veçantë në Festivalin e Letërsisë, organizuar për herë të parë në vilën “Borromeo d`Adda”, në Arcore, Milano.
 
Veprimtaria, me pjesëmarrjen, ndër të tjera, të 28 shkrimtarëve vendas dhe të huaj, do të vazhdojë deri më 13 maj 2015.
 
Më 18 prill, dita e parë e Festivalit, u hap pikërisht me paraqitjen e romanit të Kongolit nga koordinatori i Festivalit Alberto Moioli, personalitet i njohur i kulturës në Itali, si dhe nga botuesi i librit, Luigi Rubbettino.
 
Para një publiku të shumtë që mbushte sallën e madhe të vilës “Borromeo d`Adda”, ku merrnin pjesë edhe shqiptarë me banim në Itali, folësit vlerësuan lart veprën dhe autorin e saj, tashmë i njohur për lexuesit italianë përmes një vargu romanësh. Në fund Kongoli iu përgjigj pyetjeve të të pranishmeve dhe firmosi libra për mjaft lexues të interesuar.
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Nëse s'fiton a do të pranojë ofertën e Vangjel Tavos? Gjikuria nxehet me gazetarët: Sikur keni ngrënë limona që në mëngjes

Nëse s'fiton a do të pranojë ofertën e Vangjel Tavos? Gjikuria nxehet me gazetarët: Sikur keni ngrënë limona që në mëngjes