Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave zhvilloi të martën një seancë dëgjimore me grupet e interesit për projektligjin "Për lojrat e fatit në Republikën e Shqipërisë". P/ligji i hartuar u kunëdershtua nga grupet e interesit. Përfaqësuesi ligjor i shoqatës së basteve sportive, Eno Bushi, tha se ndryshimet e propozuara në ligj nuk do të sjelin të ardhura më të larta ë buxhet, madje do te krijojnë situatë monopol.
Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, kërkoi një kufizim më të madh ligjor aktivitetit të lojrave të fatit. "Lojrat e fatit janë edhe burim krimi. Duhet të kuafizohen sa më shumë", tha ai.
P/ligji i ri përcakton një sërë masash shtrënguese për të kufizuar lojrat e fatit. Sipas tij, për bastet sportive, tarifa për të marrë një licencë do të 10-fishohet, nga 2 milionë leke në vit që është aktualisht në 20 milionë leke, ndërsa licencat do të jenë të kufizuara me afat 5-vjeçar. Rritje të tarifës së licencimit ka edhe për kazinotë elekronike, të cilat, nga 1 milionë leke në vit që paguajnë aktualisht, me ligjin e ri kjo tarifë llogaritet 25 milionë leke për çdo 5 vjet.
Paralelisht, për bastet sportive ai kufizon numrin e NIPT-eve dytësore, deri në 300, ndërsa për kazinotë elektronike NIPT-et dytësore nuk mund të jenë më shumë se 5.
Drafti kufizon edhe vendndodhjen e kazinove. Sipas draftit të ri, brenda qyteteve nuk do të ketë më asnjë kazino elektronike. Ato do të zhvendosen vetëm në zonat turistike dhe, në qendrat e banuara, mund të jenë vetëm në hotelet me 5 yje, për të mbrojtur qytetarët. Drafti ndryshon edhe sistemin e taksimit të kumarit. Ndryshe nga sistemi aktual, që i takson lojrat e fatit me tarifa fikse për sallë dhe numër automatesh, me draftin e ri taksa kryesore do të vendoset mbi të ardhurat bruto dhe është sa 25 përqind e saj. Për kaziontë do të ketë një 3 % shtesë, që paguhet për lojrat e fatit, ndërsa për bastet sportive, veç 25 %, paguhet edhe një tarifë 40 mijë lekë në muaj për çdo sallë të hapur./a.gjonaj/ /atsh/
/Shqiptarja.com