‘Fshesa’ në Partinë e Lirisë, Elona Guri ‘ngushëllon’ Braimllarin pas largimit dhe i përgjigjet Metës: S’i kemi tradhtuar kurrë idealet tona

‘Fshesa’ në Partinë e Lirisë, Elona Guri ‘ngushëllon’ Braimllarin pas largimit dhe i përgjigjet Metës: S’i kemi tradhtuar kurrë idealet tona

1713296895_elonaguri.jpeg

Elona Guri, një tjetër njeri i besuar i Monika Kryemadhit ka reaguar pas dorëheqjes së Endrit Braimllari, si nënkryetar i Partisë së Lirisë pas përplasjeve dhe paralajmërimeve të Ilir Metës për spastrim të partisë. Guri që përflitet se do jetë në listën e të "përjashtuarve", duket se me reagimin e saj i përgjigjet dhe Ilir Metës.

“Jam krenare per rrugetimin tend miku im! Qe nga gjimnazist e deri ne prind, ti nuk levize kurre prej boshtit te vlerave te tua. Kemi ndare bashke sakrificat dhe punen e palodhur per te cuar perpara misionin LSI, qe shume e quanin te pamundur. Jemi kritikuar sepse kemi besuar. Por pa tradhtuar kurrë idealet tona dhe duke qene model i asaj levizje pozitive qe perfaqesonte partia jone LSI ne keto 20 vite per te gjithe ata mijera burra, gra e te rinj ne te gjithe Shqiperine”, shkruan Guri, në postimin e Braimllarit, ku deklaron dorëheqjen.


Lajmi kryesor:

Përplasjet me Ilir Metën, dorëhiqet nënkryetari i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari, i besuari i Monika Kryemadhit


B.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Veliaj në SPAK, Valteri: Nuk mu duk i shqetësuar! Protesta? S’trembemi nga Gaz Bardhat

Veliaj në SPAK, Valteri: Nuk mu duk i shqetësuar! Protesta? S’trembemi nga Gaz Bardhat