Pa autor vrasjet e biznesmenëve
në Durrës e Bulqizë

Pa autor vrasjet e biznesmenëve<br />në Durrës e Bulqizë
TIRANE -  Ende asnjë gjurmë për autorët e vrasjes së dy biznesmenëve, njëri ndërtimi dhe tjetri kromi, që ndodhën brenda pak orësh paraditen e djeshme.

Plarent Cani, biznesmen në ndërtim, i skeduar në Itali u ekzekutua pranë sektorit “Teuta” në Durrës, ndërkohë që Qerim Marku, biznesmen kromi u vra mesditën e djeshme në qendër të qytetit të Bulqizës.
 
VRASJA E PLARENT CANIT
Edhe pse kanë kaluar pak orë nga vrasja e djeshme e biznesmenit të ndërtimit Plarent Cani, policia nuk ka të dhëna të reja për autorët dhe shkaqet e vërtetata të krimit. 
40 vjeçari Cani u vra dje me një breshëri plumbash në sektorit “Teuta” në Durrës teksa pinte kafenë e mëngjesit bashkë me shoferin e tij. 
Deri tani policia e Durrësit ka marrë në pyetje rreth 20 dëshmitarë.
 
Dëshmitarët kanë deklaruar se dy persona me një motor Skuter, të armatosur dhe me kaskë në kokë i janë afruar lokalit ku ndodhej viktima. Njëri prej tyre ka zbritur dhe ka qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të Canit, duke e lënë të vdekur në vend, si dhe autori i krimit ishte 1 e 75 cm i gjatë. Pista kryesore ku po heton policia është ajo e hakmarrjes nga e shkuara e tij në Itali, pasi ai ka qenë anëtar i një prej klaneve më të forta të trafikut ndërkombëtar të heroinës dhe dyshohet se e ende nuk i kish mbyllur problemet me të kaluarën.

VIJOJNE HETIMET, MERRET NE PYETJE EDHE SHOFERI I CANIT
Atentati i cili i mori jetën biznesmenit të ndërtimit Plarent Cani mëngjesin e djeshëm në Durrës ka ngritur shumë pista hetimi, ndërsa pritet që ditën e sotme provat materiale, si dhe dëshmitë e mbledhura t’i bashkëngjitën fashikullit të dosjes hetimore që ka hapur Prokuroria e Durrësit.
 
Burime nga grupi hetimor thanë për “A1 Report” se pritet që dosja t’i kalojë Prokurorisë së Durrësit e cila është organi përgjegjës për vazhdimin e hetimeve.
 
Në fazën paraprake të hetimit janë marrë dëshmitë e dy personave të cilët kanë parë ngjarjen, si dhe shoferit të vetë biznesmenit, i cili ka qenë personi i fundit në shoqërinë e Canit.
 
Njëkohësisht, oficerë të policisë gjyqësore dhe eskpertët kriminalistë kanë sekuestruar sendet personale të Canit të cilat do të shërbejnë për hetimin.
 
Po të njëjtat burime, saktësuan se një provë e rëndësishme nga ku besohet se mund të hedhë dritë mbi ngjarjen janë dhe telefonat që përdorte viktima, ku pas mbërritjes së tabulateve telefonike do të shihen komunikimet dhe personat me të cilët Cani kishte marrëdhënie.
 
VRASJA E QERIM MARKUT
Policia ka ngritur një grup pune për hetimin e rrethanava të ngjarjes ku mbeti i palgosur edhe një kalimtar I rastit, Semi Ismaili. Edhe pse kanë kaluar disa orë kjo ngjarje, policia nuk ka ende asnjë të shoqëruar, apo të dyshuar lidhur me këtë vrasjen e biznesmenit të kromit. 

Megjithatë, nisur nga dinamika e ngjarjes, sipas policise dyshohet se 40 vjecari është ekzekutuar nga një vrasës me pagesë, pasi në vengjarje nuk është gjetur asnjë gjurmë e autorit.

Dëshmitarët okularë janë shprehur se një person i maskuar dhe i armatosur ka dalë nga një automjet ngjyrë të kuqe dhe ka qëlluar në drejtim të viktimës, duke e qëlluar me breshëri plumbash. Më pas ai është larguar me mjetin e tij në drejtim të Qafë Buallit që të çon drejt Burrelit.

Sipas policisë vrasja mund të ketë motiv kontrollin e kromit. Disa muaj më parë, në shkurt të 2013 në qendër të qytetit pati një shkëmbim zjarri mes bandave të kromit e mendohet se objektiv i këtij shkëmbimi zjarri të ketë qenë vetë Marku.
 
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu