‘Pa gjurmë’/ Binjaku kërkon vëllain, Veton Sallova nga Afganistani: Më thanë që është martuar dhe është në Kroaci

‘Pa gjurmë’/ Binjaku kërkon vëllain, Veton Sallova nga Afganistani: Më thanë që është martuar dhe është në Kroaci

Veton Sallova, vëllai i Dritonit në një lidhje live në emisionin Pa gjurmë

Një histori tjetër vjen në studion e ‘Pa gjurmë’. Një vëlla binjak në kërkim të ‘gjysmës’ tjetër. Veton Sallova, me mision të NATO-s në Afganistan, në një lidhje Skype në Report Tv, ka thënë se informacionet e fundit që janë marrë nga Driton Sallova, binjaku tjetër i zhdukur, janë të marra nga një person i cili ka thënë se ai ndodhet në Kroaci.

Driton Sallova, 44 vjeç lindur në Prishtinë, zhdukur në 1995 nga Bosnje-Hercegovina. Në vitin 1991, Dritoni largohet drejt Kroacisë. Që në fillim lidhi kontaktet me familjen dhe u thoshte se rrinte në Zagreb por edhe në zonen e Splitit .

I humburi Driton SALLOVA

Të afërmit nuk kanë detaje se me çfarë merrej Dritoni atje dhe konkretisht cfare pune kryente. Pas fillimit të luftës në Kroaci, Dritoni largohet për në Bosnje Hercegovinë. Në shtator të vitit 1995 në familjen Sallova vjen një letër nga Dritoni të cilën e solli dorazi një person nga Podujeva. Dritoni shkruante se jetonte në qytetin Zenica të Bosnjës në një familje myslimane. Që prej shtatorit të 1995-ës, familja nuk ka asnjë kontakt me djalin e tyre dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Vetoni ka thënë se nuk e beson dot kurrë që ai të jetë i vdekur.

Dritoni është vëllai im binjak. Në kohën e luftës në Bosnje ishte atje. Pak muaj para se të mbaronte lufta dërgoi një letër. Babai im i ndjerë ishte gjallë dhe mori letrën. Letra ishte me shkrimin e tij. Thoshte që jam mirë, dhe jam në një familje myslimane dhe vetëm kaq. Jam në Afganistan, punoj me shërbimet amerikane. Unë dhe motra, kemi bërë çdo përpjekje për t’a kërkuar. S’kemi gjetur dot asgjë. As që është i gjallë, e as që është i vdekur. Kemi kontaktuar zyrën e Interpol-it, sipas informacioneve, më kanë thënë që Dritoni ndodhet në qytetin e Pullës në Kroaci. Se është i martuar dhe me fëmijë. Më pas ky informacion s’e konfirmova dot. E ndjej që Dritoni është gjallë. Se besoj se ka vdekur.

Veton Sallova, vëllai i Dritonit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:37
‘Pa Gjurmë’/ Zhdukja e 52-vjeçarit Ilir Shani, vëllai: Ishte njeri i qetë, jo agresiv

Mbrëmjen e sotme, në studion e emisionit ‘Pa gjurmë’ është denoncuar një tjetër person i zhdukur. Bëhet fjalë për Ilir Shanin, i cili prej 4 vitesh rezulton i zhdukur.

Historia e Ilir Shanit

Ilir Shani është rezulton ne skedën e personave të humbur që prej vitit 2015. Në redaksinë e emisionit ’’Pa gjurmë’’ erdhi vëllai i Ilirit, Edmond Shani.

Për shkak të detyrës që ushtronte i ati si ushtarak prej vitesh, bashkë me tre djemtë dhe bashkëshorten u zhvendosën në Fier. Në atë kohë Iliri ishte në 8-vjeçare dhe pasi e mbaron, largohet në Durrës për të ndjekur shkollën e Fiskulturës. Si rezultat i mospërshtatjes me ambientin atje, Iliri bie në depresion, ndërsa familja njoftohet nga profesori që të shkonin të merrnin djalin, pasi nuk ishte në kushte të mira psikologjike. Iliri rikthehet në Fier, për të vijuar shkollën e mesme dhe ndërkohë merr mjekime. Bëhet mirë për një farë kohe dhe rinisin sërish shqetësimet. Familja detyrohet të transferohet në Tiranë. E ëma, zonja Myrvete bëhet kujdestarja e djalit. Ditën e zhdukjes, Iliri ishte në shtëpi, pasi sapo ishte kthyer nga shëtitja, kur e ëma shkon ta kontrollojë në dhomën e gjumit, nuk e gjen Ilirin, vetëm dritaren të hapur. Kontrollojnë gjithkund pasi po binte errësira, deri në vendet ku ai shkonte gjithnjë i ulur në bordurat e pallatit të Kulturës, në rrugën e Durrësit, rrugën e Kavajës. Pyesin kudo, këdo që mund ta kishin parë, por asnjë përgjigje. Shkojnë në rajonin e Policisë nr. 4 për denoncim, atje i thonë duhet të mbushen 24 orë nga humbja. U mësua se ato ditë e kishte pare nipi i tij, pranë banesës dhe që ishte përshëndetur me dorë. Pas 2 ditësh një komshi i pohon se e kishte parë tek Kodra e Priftit dhe se kishte të veshur një kanatjere dhe një palë tuta. Në vitin 2017 një nga të afërmit e ka parë tek ambasada polake. Iliri i ka kërkuar 4 cigare. Një tjetër dëshmi që ka ardhur për zhdukjen e tij është se e kishin parë afër zonës së Xhamllikut. Një tjetër dëshmi ardhur për familjarët ka qenë dhe një person nga Durrësi i cili është prezantuar si përfaqësues agjencie dhe se do t’i njoftonte për Ilirin. Pra gjurmët e fundit mbeten në qytetin e Durrësit, kjo është dhe dëshmia më e fundit për vendodhjen e mundshme të Ilirit. 

Në studion e Pa gjurmë, mamaja e tij dhe i vëllai kanë thënë se Iliri ishte një njeri i qetë dhe jo agresiv.

Mamaja e tij, Myrvete Shani: Kërkojmë që të na kthehet djali në shtëpi.

Edmond Shani: Në janar të 2017-ës më kontaktuan për vëllain, më thanë se Iliri ndodhej në Durrës. Iliri nuk ishte agresiv, ishte njeri i qetë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën