Në Los Angelos sfida e dytë në grup për këto kombëtare qëndroi shumë gjatë me rezultatin e bardhë. Deri në minutën e 74 kur Manzambi zhbllokoi shifrat si zëvendësues. Në vijim ballkanasit mbetën me 10 lojtarë, ndërsa helevetët i dërguan shifrat përkohësisht në 3-0 me Vargas dhe Manzambin sërish.
Miqtë shkurtuan përkohësisht në shtesë, por vulën përfundimtare do ta linte Granit Xhaka. Mesfushori me origjinë shqiptare realizoi me penallti dhe mbylli sfidën me rezultatin 4-1. Këto ishin 3 pikët e para për Zvicrën që me siguri do ti mjaftojnë për të kaluar fazën e grupit.
Zhvillimet kryesore
90'- Tjetër gol për Zvicrën. Manzambi kompleton 'dopietën' personale.
84'- Zvicra hipotekon fitoren. Vargas shënon golin e dytë, ndërsa Bosnja ka mbetur me 10 lojtarë. Muharremovic është ndëshkuar me të kuq.
74'- Zhbllokohet më në fund sfida! Manzambi godet fluturimthi në zonë pas vetëm 3 minutash në fushë dhe i jep avantazhin Zvicrës.
1’- Ka nisur në stadiumin e Los Angelos, stadiumin më të shtrenjtë në botë ndeshja mes Zvicrës dhe Bosnje-Hercegovinës
Si vijnë skuadrat
Zvicra me kapiten Granit Xhakën do të luajë sonte ndeshjen e dytë në grupin e Botërorit, teksa përballet me Bosnje-Hercegovinës. Si ‘helvetët’ ashtu edhe ballkanasit në ndeshjen e parë barazuan 1-1 kundër rivalëve respektivë, por më shumë se sa Bosnjës sonte presioni shkon te Zvicra edhe pse në letër është favorite për fitoren.
‘Helvetët’ vijnë në këtë përballje pas lajmeve për përplasje në dhomat e zhveshjes, teksa thuhet se Granit Xhaka ka ngritur zërin ndaj shokëve të skuadrës pas barazimit 1-1 me Katarin. Megjithatë trajneri Murat Yakin nuk pritet të bëjë ndryshime në formacion përveç Dan N’Doye, i cili mund të ulet në stol për t’i lënë vendin Noah Okafor, pasi ka nuhatje më të mirë brenda zonës.
Para ndeshjes trajneri i Zvicrës Yakin është shprehur se ‘është optimist për këtë përballje’ dhe se ‘ka besim të madh te lojtarët e tij’. Çdo rezultat përveç fitores do të komplikonte shumë kalimin e grupit për Zvicrën, ndërsa Bosnja shpreson të bëjë një tjetër befasi pas asaj kundër Kanadasë. Dy kombëtaret janë përballur vetëm një herë në të kaluarën, teksa në 2016 Bosnja fitonte 2-0 miqësoren kundër Zvicrës me golat e Edin Dzeko-s.
Komente





