'Pa Gjurmë'/ U largua me motor uji drejt Italisë, humbi kontaktet në mars të 2018-ës, familja në kërkim të 34-vjeçarit nga Vlora

Në studion e emisionit "Pa gjurmë", mbrëmjen e sotme ka ardhur e prezantuar historia e 34-vjeçarit nga Vlora, Ksandros Imeraj i cili ka humbur kontaktet me familjen e tij një vit më parë në mars të vitit të kaluar, dhe që atëherë familja nuk di më asgjë për fatin e tij.

34-vjeçari, Ksandros është djali i madh dhe fëmija i parë në familjen Imeraj. Ai u lind në qytetin e Korçës ku banonin dhe  me të lindur i vogli familja transferohet drejt qytetin bregdetar të Vlorës. Ksandros rritet atje dhe ndërsa mbaron shkollën 9-vjeçare vendos që së bashku me disa nga shokët e tij në vitin 1998 të ikin me gomone drejt Italisë. Ata mbërrijnë shëndoshë e mirë dhe vendosen në Romë ku Ksandros nis një jetë të re. Si i ri që ishte në një qytet të madh ai mërret me punë të ndryshme. Me të mbushur 17-vjeç në vitin 2004 Ksandros njihet me një vajzë italiane që quhet Stefania Prugini.

Një vit më pas edhe pse ishin ende të rinj vendosin të kurorëzojnë lidhjen e tyre, kështu Ksandros pajiset menjëherë me dokumenta italine. Gjithçka ndodhi sa hap e mbyll sytë ndërsa dy të rinjtë bëhen me vajzë, vendosën ta quanin Eliza. Nuk kaloi shumë kohë dhe për shkak të ngrindjeve të para që lindën mes çiftit Ksandros kthehet në Vlorë, pas tij edhe bashkëshortja me vajzën e tyre. Çifti Ksandros dhe Stafania bien dakort për të bërë divorc. Jeta vazhdoi dhe Ksandros vazhdon jetën duken nisur një aktitvitet privat në zonën e Vlorës

 Ishte viti 2010 kur ai do të njihej me Elersonën me të cilën pas transferimit në Tiranë vjen në jetë një tjetër vajzë Kleopatra. Ishte e shkruar që Ksandros të jetë baba i tre vajzave, pasi në vitin 2011 me tu rikthyer në Vlorë Ksandros bëhet baba për herë të tretë, vjen në jetë Aurora. Por kjo gjë nuk mundi të shpëtonte dot as këtë marrëdhënie të dytë të Ksandros, ky i fundit në prag të ndarjes me Elersonën njihet me një tjetër vajzë. Si dashuritë e tij të papërfundura si për ironi të fatit ai njihet më një tjetër vajzë, që quhej Dashuri. Në vitin 2015 ndërsa ikin me pushime në Itali arrestohen pasi kapen në makinë bashkë me (80-kg kanabis)..Ksandros denohet me 6-muaj burg dhe Dashuria me 3-muaj. Në fund të vitit Dashuria del e pafajshme ndërsa Ksandros del me arrest shtëpie në Torino. Dy vite më pas Ksandros thyen arrestin dhe kthehet nnë Vlorë aty ku më parë ishte kthyer edhe Dashuria. Të dy punoninin në Club-in e natës që Ksandros kishte hapur në Vlorë që prej vitit 2014.

 Vëllai Kljadi Imeri dhe bashkëshortja e 34-vjeçarit , Dashuria vendosën këtë të hënë të rrëfejnë, historinë e familjarit të tyre ku rrëfejnë se marsi i vitit 2018-të do të ishte përqafimi i fundit me të vëllanë dhe Dashurinë, takim i cili do të mbetej një hije misteri dhe enigmë e madhe për të gjithë familjen që vazhdon ta kërkojë duke mos humbir shpresat se ai mund të jetë gjallë.

Më 29 mars të vitit 2018-ë . Ka qenë pasdite ka ndenjur shumë pak , u përshendetëm me vallain dhe më pas ai është larguar. Dinim vetëm që u largua me motorr deti.  Ai do shkonte në Itali, tek goca e vogël. Pas orës 01.00 të natës të datës 30 mars , humbëm çdo kontakt. Në fillim është bërë denoncimi në datën 30 mars në policinë italiane, ku policia ka filluar kërkimet për 72 orë në Budva . Ndërkohë edhe ne privatisht filluam kërkimet. Hetimi është mbyllur një javë pasi u zhduk vëllai. Ai ka tre vajza 14 vjeç goca e madhe, 8 dhe 10 vjeç dy vajzat e tjera. Ne kemi shkuar në prokurori , çështjen e ka patur Floriana Çela e cila nuk mori përsipër të merrej me çështjen sepse në mes kishte një krim. 

Klajdi Imeri, vëllai i 34-vjeçarit

 

Siç ka rrëfyerr vëllai Klajdi Imeri, 34-vjecari u zhduk në ujërat e Jonit nga Radhima, mbrëmjen e vonë, me një moror uji për të mos u kthyer më. Pas kësaj gjurme dhe nga kërkimet e bëra dhe hetimet motori i ujit u gjet, por ai jo.

"Në datën 5 prill kemi gjetur motorrin e ujit në bregun e Budvës. Ne kërkuam të dhëna rreth motorrit të gjetur por askush nuk dinte gjë, Ne kemi arritur të zbullojmë se im vëlla kishte bërë një telefonatë SOS.  Motorri u gjet në  ujarët e detit të Malit të zi. Ai kishte kërkuar ndihmë dhe ne e kemi zbuluar këtë fakt në mënyrë private dhe ka ardhur nga Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi në zyrat e Ministrisë së Mbrotjes në  Shqipëri. Autoritet malajzeze kanë kërkuar informacion shtesë nga autoritetet shqiptare në emër të vëllait.  Ka qenë një mot i keq, një stuhi deti ka qenë rreth 9 ballë deti .  Ai ka emigruar në Itali , në moshë të re ku u njoh me një vajzë, me të cilin ka patur një vajzë.   Motorri është gjetur më 5 prill, 20 mije larg Budvës, 7 ditë pas zhdukjes.

Klajdi Imeri, vëllai i 34-vjeçarit

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Outsider: 04/02/2019 22:23

    Jetë aventurē, nuk dilet nē det me motor uji nē mars....jo me ngarkesë. Me siguri do pērfundojē që ēshtë faji i qeverisë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen