'Pa gjurmë’/Emigrant prej 10 vitesh në Greqi, humbi kontaktet në mars të vitit 2008, familja në kërkim të 32-vjeçarit

Këtë herë në studion e emisionit “Pa gjurmë ka ardhur e prezantuar historia  e një nëne, e cila prej 10 vitesh kërkon dhe vuan mungesën e të birit, i cili ka humbur kontaktet në tetor të vitit 2008 dhe nga atëherë familja nuk di më asgjë për fatin e tij.

Bëhet fjalë për historinë e 32-vjecarit Gezim Kica, e cila e ka pikënisjen nga Berati nga ku ai u nis për të emigruar me destinacion Greqinë në vitin 2006. Dy vëllezerit Olti dhe Gëzimi asokohe 18 vjeç u nisën nga mali për të emigruar në shtetin fqinj. Me të mbërritur të dy nisën punë në ndërtim.

Pas 9-muajsh Gezimi i thotë të vëllait se do të largohej për të bërë udhërrëfyesin e grupeve të refugjatëve të tjerë, për të kaluar kufirin ilegalisht. Olti qëndron në Greqi për të vazhduar punën, ndërsa Gëzimi kthehet drejt Shqipërisë. Merr në telefon të vëllanë duke i thënë se i duheshin para për pasaportën dhe se ndodhej në Berat. Olti i dërgon 100 eurot përmes bankë.

Mbas disa javësh Gëzimi rikthehet në Greqi, ku kishte dhe shtëpinë me qera në Janinë, pasi kishte filluar të merrej me trafik klandestinësh, për të cilët qendra ishte Janina dhe më pas i shpërndante nëpër fshatra, ku kishin kontaktet e tyre. Gëzimi pikaset dhe përfundon në burg. Dënohet me 45 ditë burg në Prevezë.

Nëna e 32 vjeçarit Lavdie Kica ka rrëfyer këtë rradhë në studion e “Pa gjurmë” historinë e largimit të djalit të saj, sesi ai kishte udhëtuar në drejtim të Greqisë së bashku me të vëllain  ashtu si shumë emigrantë të tjerë,ai  kish shkuar atje për të punuar dhe krijuar një jetë më të mirë. Nëna e 32 vjeçarit  tregoi se Gëzimi  ishte kthyer në Shqipëri në muajin janar të vitit 2007, ndërsa i kishte ardhur letra për të kryer shërbimin e detyruar ushtarak . Sipas nënës telefonata e fundit me të birin e  nisur në emigrim ka qenë në tetor të 2018, nga  Athina dhe që atëherë nis kalvari i gjatë i kërkime dhe pritjeve në gjurmët e 32 vjeçarit .  

Pasi emigruan me vëllain, në Pirgos për 1 muaj ata punuan të dy së bashku me të vëllain. Pastaj djali i vogël vazhdoi të punonte,  ndërsa Gëzimin në 2007 për 2 javë e futën në burg, pasi ndihmoi disa refugjatë për të kaluar kufirin në Greqi. Ai u kthye në tetor të 2007 në Shqipëri. Në ate kohë që u kthye nga Greqia  e kapën në Berat dhe e  morën për të kryer shërbimin ushtarak në Vlorë. Atje ndenji 3 javë dhe e lë përgjysmë shërbimin ushtarak dhe kthehet sërisht për të punuar në Athinë. Telefonata e fundit ka qenë në 10 mars të vitit 2008 nga Athina. Kemi bërë kërkime me anë të të tjerëve në shtetin grek por vetë nuk kemi vajtur dot atje për t’u interesuar.  Në telefonatën e fundit ka kërkuar të komunikoj me mua, por ka folur me çupën dhe dhëndrin . Me mua atë vit s’para fliste se s’kishte telefon.  Që atëherë kemi bërë kërkime, por denoncim në polici nuk kemi bërë.

Nëna e 32 vjeçarit, Lavdie Kica

Në studion e emisionit “Pa gjurmë” foli edhe i atii i 32 vjeçarit , i cili rrëfeu se i biri nuk i pati treguar asnjëherë familjes, për punën që bëhet në Greqi.

Ai ka çuar në Greqi refugjatë. Djali nuk ka treguar asgjë për punën që bënte në Greqi.Qëndronte në Greqi për periudha të shkurtra për 2 javë, ose disa muaj dhe kthehej prap në Shqipëri. Erdhi prap në tetor të 2007 dhe në janar të 2008-ë se e kapi policia ushtarake e çoi në repart Ushtarak , në Vlorë për të kryer ushtrinë.  Atje sndenji shumë, brendas dy javësh na merr në telefon nga Athina , ku na tha se kishte shkuar sërsiht në Greqi.

Kujtim Kica, Babai i 32 vjeçarit

Gëzimi bashkë me grupin e klandestinëve transportonte edhe drogë, kundrejt parave. Ai ishte gjithnjë në lëvizje, duke i pohuar kunatit të tij, se jetonte bashkë me një shok.Në telefonatën e fundit më 10 mars të vitit 2008, Gezimi i thotë Taulandit se po shoqëronte një grup prej 100 refugjatësh.

Sot e gjithë familja janë në kërkim të Gëzim Kicos, i cili ka emigruar prej shumë vitesh në shtetin fqinj, në Greqi ndërsa të afërmit presin prej kohësh të dijnë ç'bëhet me fatin e tij .

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani