La bashkëshortin me dy fëmijët e mitur për të dashurin, 'Pa Gjurmë' gjen në Tiranë 23-vjeçaren: Mora atë që desha! Nëna: Kthehu për fëmijët, të kemi falur

Falë publikimit në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report Tv gjendet pas një viti Esmeralda Pura në Tiranë. 23-vjeçarja nga Pogradeci kishte nisur një bashkëjetesë me shtetasin M.L në zonën e Laprakës. Ajo humbi gjurmët në 13 korrik të vitit 2021, nga Dogana e Qafë Thanës, duke lënë pas bashkëshortin dhe dy fëmijët e mitur. Familjarët e bashkëjetuesit 27-vjeçar kishin ndjekur programin, nga ku kishin mësuar se ajo është denoncuar si e humbur. Esmeralda kishte gënjyer për afro 10 muaj me radhë M.L, ndërsa nuk i kishte treguar për statusin e saj civil. Denoncimi i nënës në emisionin ’Pa Gjurmë’ për zhdukjen e së resë shtyu M.L t’i drejtohet komisariatit nr: 3 për të deklaruar gjithçka. Në pyetje nga policia për 5 orë radhazi u mor edhe Esmeralda. Stafi i programit e priti në ambjentet e jashtme, ku të pranishëm ishin bashkëjetuesi dhe prindërit e tij. Pas dëshmisë së dhënë para uniformave blu 22-vjeçarja shfaqi shenja irritimi, duke iu përgjigjur shkurt pyetjeve të gazetares. Ajo refuzoi kategorisht të takohet me vajzën 2 vjeçe dhe djalin 4 vjeç, si dhe me nënën e saj, duke thënë se jetonte e lumtur me djalin që dashuron. Një vit pa u parë me familjarët, që prej ditës kur humbi gjurmët, Esmeralda nxiton të largohet edhe kësaj here. Në nxitim e sipër për të ikur ajo nuk dëshiron të komentojë asgjë për vendimin e saj. 

Esmeralda: Unë këtë njeri desha dhe këtë mora. Hajd, kështu i thoni edhe nënës time
Gazetarja: Nëna juaj ka një vit që nuk flet me ju
Esmeralda: Nuk dua t’ja di ku jam apo ku s’jam
Gazetarja: Nuk do që ta kontaktosh nënën?
Esmeralda: Jo
Gazetarja: Do që të vish nesër ta takosh, atë edhe vajzën, dy fëmijët
M.L: S’do takosha asnjë
Esmeralda: Asnjëri nuk do takoj
Gazetarja: Po nuk të ka marrë malli për fëmijët?
Esmeralda: Jo

Momente të vështira për nënën e Esmeraldës, gjendja shëndetësore e së cilës u përkeqësua sapo dëgjoi mesazhin e së bijës e cila refuzonte atë dhe fëmijët e mitur. Gjatë transmetimit live Diana Pura lë studion televizive. Po me kërkesë të saj, e përlotur gjyshja me vajzën 2-vjeçare në krah hyn sërish në studio për t’i përcjellë një mesazh së bijës. 

Odeta Dume: Erdhe me vajzën në studio? Po pse e solle vajzën e vogël?
Diana Pura: Që ta shikojë Esmeralda se çfarë ka lënë pas. Bijë kthehu, nuk të mallkojmë për asgjë, se të kemi rritur me sakrifica. Pavarësisht çdo gjëje je vajza jonë. Nuk kemi çfarë të bëjmë, duhet t’i japim forca vetes. Ne si prindër duam ta takojmë.

Stafi i emisionit 'Pa Gjurmë' pati një bisedë me partnerin e ri të 23-vjeçares. M.L  zbuloi detaje të lidhjes me Esmeraldën dhe çfarë ka ndodhur përgjatë një viti me të. Ata ishin njohur në rrjetin social Facebook që prej vitit 2020, ndërkohë që ajo ishte e martuar me shtetasin maqedonas Ismail Isnov. 27-vjeçari e kishte futur në shtëpi, ndërsa kishin nisur bashkëjetesën pa ditur asgjë mbi të shkuarën e saj. Madje ajo nuk i kishte dhënë asnjë numër kontakti të familjarëve duke fshehur çdo të dhënë që do ta nxirrte zbuluar para djalit që ajo dashuronte. Çifti pret të bëhen prindër, pasi Esmeralda është në muajin e 5-të të shtatzanisë. Në këtë mënyrë ajo është munduar ta mbajë të fshehur të shkuarën, deri ditën që u zbulua gjithçka, ku me kërkesë të nënës Diana Pura rasti është trajtuar disa herë në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV.

 

 

Pa gjurmë / Emisoni i plotë

O.D./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhixhi: 15/03/2022 21:27

    Keshtu ndodh kur i martojne gocat e vogla me maqedonas te panjohur. Edhe ai tjetri qe e fut ne shtepi dhe bejne femije. Muhabete katundaresh.

    Përgjigju
  • LALA: 15/03/2022 19:38

    Ndryshe duhet të kishte zgjidhur hallin vajza. Kjo nuk dotë thot se fajtorët më të mëdhenj nuk jan prindërit që e shitën për pesë franga. Sikurse duken punët njerzit e djalit jan njerëz të mirë. Më vonë do të bëhen edhe me fëmjët e tjerë. Nëna e vajzës të "shtërngoj bythët,, e të mbajë fëmjët deri sa të sheshohen gjërat. Të vetmit e pa fajshëm në kët mes jan fëmijët.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

I dënuari në Itali me 10 vite burg, fshihej në Shqipëri! Arrestohet 29 vjeçari me 3 emra

I dënuari në Itali me 10 vite burg, fshihej në Shqipëri! Arrestohet 29 vjeçari me 3 emra