Emisioni Repolitix mbrëmjen e sotme iu kushtua 8-Marsit, njohur ndryshe si Dita e Grave. Duke komentuar aktivitetin e kryeministrit Rama sot në Fier me gratë, ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka e cilësoi si dhunë. "Dhunë e paparë, ky u tregon hajde këtu, ti kërce aty, ti atje....".
Lëvizja Socialiste për Integrim është partia e vetme që drejtohet nga një grua në Shqipëri. Por çfarë mendon Caka, kur LSI-ja ishte mirë, kur drejtohej nga Meta, apo tashmë nga Kryemadhi?
"Ka dallim, jo për faktin se dikush është burrë dhe grua. Por se njëri drejtues ka një tjetër strategji dhe tjetri një tjetër. Ish-kryetari i LSI-së ka pasur një tjetër qasje në politikë dhe menaxhim, ndërsa kryetarja aktuale ka një tjetër dhe qasje dhe ndoshta është dicka më mirë në menaxhim" tha ajo.
Sjelljen e kryeministrit Rama sot në Fier nuk e komentoi aspak pozitivisht as Sevim Arbana, njëra nga aktivitetet për mbrojtjen e të drejtave të grave. "M'u duk si një tallje. Me batutat që nxjerr nuk duket serioz, sikur po vendos në lojë gratë. Nuk më duket mesazh dhe aktivitet i goditur.
Në dy muaj janë vrarë tetë gra. Po shkojmë rrokopujë. Është një kryeministër viral, pasi mesazhet i jep në rrjetet sociale" tha ajo.
Aman ju lutem Sevim Arbana, ju lutem mos e merrni per baze. Pyesni kush eshte pastaj permendeni.
Përgjigjute gjithe ne LSI jan kriminela, kush eshte krye hajduti? ilir meta
PërgjigjuLSI drejtohet mga hiena
Përgjigju