Partia Demokratike edhe në këtë 8 mars protestoi kundër kryeministrit Edi Rama.

Fillimisht bllokuan rrugën në Roskovec dhe dogjën goma për t'i bërë pritë eskortës së kreut të  qeverisë, që në axhendë kishte disa aktivitete në qytetin e Fierit për Ditën e Gruas. Por Rama e ka devijuar këtë rrugë, duke mbërritur qetësisht në Fier në një takim me gratë e qytetit.

VIDEO/Ish-deputetët e opozitës debate me policinë

Por edhe aty pati një tubim nga protestues të udhëhequr nga kreu i degës së PD-së në Fier, Luan Baci, dhe ish deputetët Enkeleid Alibeaj, Kejdi Mehmetaj e LSI.  Simpatizantët çanë kordonin e policisë vendosur 500 metra larg vendit ku kryeministri ishte duke festuar 8 Marsin me këngë e valle me gratë e Fierit.

 

 

Forcat e policisë neutralizuan turmën e protestuesve. Pavarësisht përplasjeve që ndodhën, Luan Baci u shpreh se protesta është paqësore, dhe se nuk e kupton arsyen pse policia nuk e lejon kalimin e qytetarëve. Përveç policisë së shtetit, kishte edhe punonjës të Gardës së Republikës për të garantuar sigurinë për kryeministrin Edi Rama.

Më herët simpatizantët e PD-së në Fier dolën në protestë në rrugën hyrëse të qytetit me qëllim ndërprerjen e rrugës për kryeministrin Edi Rama. Ata i vunë flakën gomave pranë një karburanti në Roksovec, duke rritur rrezikshmërinë për kalimtarët dhe banorët e zonës.

VIDEO/Përplasja e policisë me protestuesit

Ish-deputetja e LSI Kejdi Mehmetaj: Sot eshte 8 marsi dita kur grate, nenat e motrat kane kerkuar te drejten e tyre ne gjithe boten. Edhe ne sot protestojme, jo vetem per grate, por edhe per burrat! Per femijet e ketij populli qe vuan tiranine e Rames. Rama trembet nga protestat e qytetareve dhe nderron rruge. Rama vendos FNSH per te bllokuar grate qe protestojne. Drejtori i Policise deklaron qe eshte ne detyre per te mbrojtur Kryeministrin, jo qytetaret. Ne cdo cep te Fierit, Roskovecit, Patosit dhe gjithe Shqiperise, Rama nuk shkel dot per shkak te protestave.

Protestuesit i bllokojnë Ramës rrugën në Rosokovec