LUSHNJE-Një person është plagosur rëndë pasditen e sotme, pasi humbi kontrollin e motorit duke u përplasur me bordurat ndarëse të rrugës.
Aksidenti ndodhi rreth orës 16:45 në aksin që lidh Karbunarën me Lushnjën pranë ish-Uzinës së Plasmasit. I plagosuri është Zabit Gorovelli 58-vjeç, ndërsa është transportuar në gjendje të rëndë në spital.
Sipas mjekëve Gorovelli ka dëmtime në kokë, pasi nuk kishte kaskën mbrojtëse.
Komento