Pa Naçon! Shtyhen masat për 3
gjyqtarë, por KLD emëron 2 të tjerë

Pa Naçon! Shtyhen masat për 3<br />gjyqtarë, por KLD emëron 2 të tjerë
TIRANE – Në përfundim të mbledhjes së sotme, Këshilli të Lartë të Drejtësisë janë emëruar edhe kryetarët e rinj të disa gjykatave në rrethe. 

Nga mbledhja e KLD-së mësohet se Entela Shedula është zgjedhur kryetare e Gjykatës Kavajë. Alma Kolgjoka është zgjedhur kryetare e Gjykatës në Krujë. Gjithashtu KLD ka shpallur edhe listën me kandidatët për Gjykatën e Apelit në Korçë. 

Mbledhja është zhvilluar sërish me dyer të mbyllura, pavarësisht se ministri Naço e ka vlerësuar këtë fakt si mungesë transparence.

Naço:Mungoj unë dhe KLD fut në rend dite emërimet e gjyqtarëve 
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka shfrytëzuar mungesën e ministrit të Drejtësisë Nasip Naco në mbledhjen që është zhvilluar sot për të futur në rendin e ditës edhe emërime gjyqtarësh. Akuza është bërë nga vetë ministri Naço, i cili sqaroi për mediat se i kishte kërkuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë të shtynte këtë mbledhje për shkak të axhendës së tij, kërkesë e cila nuk është pranuar nga ky institucion.


 
Sipas ministrit Naço kjo nuk është situatë e panjohur për Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Ai thotë se edhe në raste të tjera është shfrytëzuar mungesa e tij për të futur në rend dite çështje të tjera. 

KLD: Mungesa e qëllimtë e Naços dështoi procedimin ndaj gjyqtarëve
KLD ka anuluar edhe një nga pikat e rendit të ditës për procedimin e gjyqtarëve të gjetur me shkelje. Shtyrja e kësaj pike të rendit të ditës është bërë për shkak të mospranisë së ministrit Nasip Naco. Bëhet fjalë për gjykatësin e Pukës. Shtjefën Lleshi, dhe gjyqtarët e Elbasanit, Bujar Musta dhe Ilir Pashjan.
 
Këto masa disiplinore, të kërkuara nga ministri i Drejtësisë Nasip Naço ishin edhe në mbledhjen e një jave më parë të KLD-së, por u shtynë. 

Përmes një deklarate për mediat pas përfundimit të mbledhjes  KLD shprehet se Nasip Naço është bërë shkaktar për shtyrjen e procedimit penal të 3 gjyqtarëve që ishin sot në rend dite.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë e konsideron të qëllimtë mungesën e Ministrit të Drejtësisë dhe joserioze arsyet e kësaj mungese.

Sipas KLD mungesa e përsëritur e Nasip Naços pamundëson procedimin për gjyqtarët, pasi sipas ligjit i takon Ministrit të Drejtësisë ekskluziviteti i procedimeve ndaj gjyqtarëve.

Deklaratat Naços në mbledhjen e kaluar për emërimet e gjyqtarëve dhe procedimet  KLD i ka cilësuar si të papërgjegjshme dhe se në fakt qëllim kryesor kishin përbaltjen e këtij institucioni.
  
Deklarata e plotë e KLD lidhur me mungesën e Nasip Naços
Këshilli i Lartë i Drejtësisë bën me dije se sot, për shkak të mungesës së përsëritur të Ministrit të Drejtësisë në mbledhjen plenare të tij, dështoi shqyrtimi i procedimeve disiplinorë për tre gjyqtarë.
 
Këshilli i Lartë i Drejtësisë e konsideron të qëllimtë mungesën e Ministrit të Drejtësisë dhe joserioze arësyet e kësaj mungese.
 
Paradoksalisht me qëndrimet e tij publike për të zhvilluar në një kohë sa më të shkurtër procedimet disiplinore, Ministri i Drejtësisë, me mungesën e tij në seancën plenare të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pamundësoi zhvillimin e procedurës disiplinore për gjyqtarët, pasi referuar neni 34 të ligjit "Për organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë" e drejta për nisjen e procedimit disiplinor i takon ekskluzivisht Ministrit të Drejtësisë.
 
Me mungesën e sotme, Ministri i Drejtësisë tregoi edhe një herë se deklaratat e tij të papërgjegjshme të datës 27 maj 2014, në Komisionin e Ligjeve, se: "KLD nuk shqyrton procedimet disiplinore, prej 700 ditësh" apo se: "KLD nuk po emëron kryetarët e Gjykatave", në fakt qëllim kryesor kishin përbaltjen e këtij institucioni.
 
Nëse Ministri do kishte shqetësim mirëfunksionimin e pushtetit gjyqësor, ekzkluziviteti që ai ka në fillimin procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve nuk duhet ta shfrytëzonte me standarte të dyfishta dhe për të goditur vetë KLD.
 
Përkundrazi kjo kompetencë duhet ushtruar nga Ministri me transparencë, objektivitet dhe larg çdo lloj dyshimi të arsyeshëm për afera të çdo natyre.
 
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja