TIRANË- Pas ndërprerjes për shkak të koronavirusit, ka rinisur procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve e prokurorëve në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Në masa të rrepta sigurie, Vettingu ka nisur me një shkarkim. Ka qenë gjyqtarja e Kavajës Entela Shedula në seancën e sotme është shkarkuar për shkak të problemeve me justifikimin e pasurisë.

Mësohet se ajo nuk ka qenë e pranishme në seancë, por është përfaqësuar nga avokati i saj Sokol Azizaj.