Pa ndeshjen me shokët pa e njoftuar, gruaja i kërkon divorcin ish-ylli i Interit 24 ditë pas martesës

Pa ndeshjen me shokët pa e njoftuar, gruaja i kërkon divorcin ish-ylli i Interit 24 ditë pas martesës

Adriano me bashkëshorten e tij

Ish-ylli i Interit, Adriano është ndarë nga gruaja e tij, me të cilën u martua në nëntor të vitit 2022. Thuhet që ky vendim ishte marrë nga partnerja e tij.

Shkaku i ndarjes u bë ndeshja e Kupës së Botërorit të Brazilit kundër Zvicrës.

Ai kishte shkuar për të parë ndeshjen mes Brazilit dhe Zvicrës, por nuk e njoftoi gruan e tij dhe nuk dha asnjë shpjegim. Të dy u grindën dhe më pas u ndanë. Në rrjetet sociale ata kanë ndaluar së ndjekuri njëri-tjetrin dhe kanë fshirë disa postime në të cilat ishin bashkë. Plani i të dyve ishte që këto ditë të bënin një festë private për dasmën, vetëm për familjarët dhe miqtë shumë të ngushtë, pa luks apo festime të mëdha. Por më pas ndarja prishi të gjitha planet.

Micaela Mesquita ishte inatosur pasi Adriano kishte shkuar në Vila Cruzeiro me disa miq për të parë ndeshjen e Kupës së Botës të Brazilit kundër Zvicrës, të cilën skuadra e Tite e fitoi më pas 1-0. Ish- futbollisti ishte kthyer në shtëpi dy ditë më vonë, duke shkaktuar kështu reagim të fortë të gruas së tij deri në ndarje. Ajo vendosi t’i jepte fund martesës në mënyrë urgjente.

Martesa e ish-sulmuesit mund të hyjë në martesat më të shkurtra në histori.

F.D/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spiropali uron besimtarët për Krishtlindjet: Jezu Krishti na tregon se dashuria është forca më e madhe njerëzore dhe jo sundimi, pushteti apo pasuria!

Spiropali uron besimtarët për Krishtlindjet: Jezu Krishti na tregon se dashuria është forca më e madhe njerëzore dhe jo sundimi, pushteti apo pasuria!