TIRANË- Një 19-vjeçar me iniciale  J.Ll., një 24-vjeçar me iniciale E.F. si dhe një 18-vjeçar  me iniciale O.A. kanë rënë në prangat e policisë pasi u kapën duke qarkulluar pa pasur leje drejtimi.

Gjithashtu policia ka arrestuar një  49-vjeçar me iniciale M.K. dhe një 32-vjeçar me inicial E.G. pasi u kapën duke qarkulluar në gjendje të dehur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

J. Ll., 19 vjeç, E. F., 24 vjeç dhe O. A., 18 vjeç, të tre banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet përkatëse, pa leje drejtimi;

 M. K., 49 vjeç dhe E. G., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur, njofton policia.