68 shoferë ka arrestuar policia brenda një jave gjatë aksionit për sigurinë në rrugë, ndërkohë që 398 të tjerëve iu është hequr patenta.

Shumica nga të arrestuarit nuk kishin leje qarkullimi ose ishin të dehur. Kurse në numrin më  të lartë të drejtuesve, patenta iu është hequr për shkak të shpejtësisë së lartë.

 Kontrollet janë intensifikuar në zonat me risk të lartë dhe që konsiderohen pika të zeza të aksidenteve.

 Shtimi i masave të policisë rrugore ndodhi për shkak të ngarkesës së shtuar të trafikut gjatë fundjavës, kryesisht në akset rrugore interurbane dhe urbane, me destinacion zonat bregdetare.