Një 32 vjeçar është vënë në prangat e policisë në Sarandë, pasi drejtonte mjetin pa Leje Drejtimi, mbante me vete armë të ftohtë si dhe lëndë narkotike.
Policia në Sarandë, ka konstatuar një automjet që bënte lëvizje të dyshimta dhe i ka dhënë shenjë për të ndaluar. Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhërave për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi.
Policia ka bërë të mundur bllokimin e automjetit si dhe arrestimin në flagrancë të personit me iniciale A. Sh., 32 vjeç, banues në Sarandë.
Në automjet janë gjetur dhe sekuestruar disa doza lëndë narkotike dhe një mjet prerës (thikë me palosje).
Ndërkaq, nga kontrolli i dokumentacionit të automjetit rezultoi, se drejtuesi i mjetit ishte pa leje drejtimi.
Sipas Policisë, Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik", "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt".