Pa patentë në timon, 18-vjeçari përplas me makinë këmbësoren në Tiranë

Pa patentë në timon, 18-vjeçari përplas me makinë këmbësoren në Tiranë

Foto ilustruese

Një 54-vjeçare ka mbetur e plagosur mesditën e sotme në Tiranë, si pasojë e një aksidenti. Bëhet me dije se gruaja, e cila po lëvizte në këmbë, u përplas nga një automjet që drejtohej nga një 18-vjeçar  me inicialet E.Sh., i cili nuk kishte leje drejtimi.

54-vjeçarja është dërguar në spital, por nuk dihet gjendja shëndetësore në të cilën ndodhet.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm