Pa Prigozhin nuk ka Wagner? 'The Guardian': Çfarë ndodh tani me ushtrinë e mercenarëve famëkeq rusë?

Pa Prigozhin nuk ka Wagner? 'The Guardian': Çfarë ndodh tani me ushtrinë e mercenarëve famëkeq rusë?

1692881109_kjnds.jpg

Dy muaj pas “marshimit drejt Moskës” të Yevgeny Prigozhin, shefi i CIA-s, William Burns parashikoi se presidenti rus Vladimir Putin nuk do nxitohej për hakmarrjen e tij.

“Ajo që po shohim është një situatë shumë e ndërlikuar”, tha Burns në Forumin e Sigurisë në Aspen në korrik.

Edhe pse detajet e vdekjes së Prigozhin nuk kanë dalur akoma në një konkluzion përfundmitar, ajo që është e qartë është se Wagner, organizata mercenare që ndërtoi Prigozhin, është ndërprerë.

Me rolin e spikatur të Wagnerit në operacionet ushtarake të Rusisë në Ukrainë tashmë shumë të kufizuar si pasojë e kryengritjes së tij drejt Moskës, dukej sikur Prigozhin po përpiqej të rrëmbente një pjesë të ndikimit që kishte fituar nëpërmjet operacionit të tij në Afrikë, raporton The Guardian.

Prigozhin kishte nxjerrë një deklaratë në mbështetje të grushtit të shtetit në Niger, e parë nga disa analistë si një kujtesë se si Wagner dikur i kishte shërbyer qëllimeve të Kremlinit. Këtë javë ai kishte postuar një video nga Afrika duke u shorehur se kishte gjetur një rol të ri dhe se veprimet e tij ishin falur.

Në videon e publikuar, Prigozhin këmbënguli se ai po rekrutonte ushtarë për operacione në Afrikë, duke ftuar edhe biznesmenë nga Rusia që të investonin para në Republikën e Afrikës Qendror.

Dy muaj pas rebelimit të tij të dështuar në Rusi, ish kreu i Wagner vdiq në një rrëzim të avionit të tij privat teksa ndodhej edhe me 10 të tjerë në bord, asnjë prej tyre nuk mbijetoi.

Sipas raporteve të fundit, qindra luftëtarë Wagner që ishin internuar në bazat në Bjellorusi kishin filluar të largoheshin nga vendi, disa ishin të pakënaqur me nivelet më të ulëta të pagave dhe të tjerë duke u zhvendosur për të punuar në Afrikën perëndimore, ku operacionet e ushtrisë kishin qenë në një ndërprerje gjatë dy muajve të fundit.

Sipas një deklarate të bërë nga një analist ushtarak në qershor, Sean Bell, pas marshimit të Wagner në Moskë, tha se “pa Prigozhin, Wagner nuk është asgjë”.

“Nëse grupi Wagner është Yevgeny Prigozhin, atëherë mbijetesa pa të do jetë e vështirë. Wagner-i që njihnim nuk do jetë më pa Prigozhinin”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Putin thyen heshtjen për avionin e rrëzuar në Moskë ku besohet se vdiq Prigozhin: 'Ngushëllime!' Zelensky: E dimë kush fshihet pas! SHBA: Raketa u lëshua nga Rusia


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja