Anëtari i KAS: Për Beratin vendosim nesër se çfarë provash të LSI do pranojmë! Ardit Çela: Mandati u mor me dhunë për 77 vota! Në 24 qendra votimi më shumë fleta votimi se votues

Komisioni i Animimeve dhe Sanksioneve pritet që të ketë proces maratonë që do të zgjasë në kohë në lidhje me shqyrtimin e 19 kërkesave ankimore që i janë drejtuar nga PD, LSI dhe kandidatët e pavarur të Vetëvendosjes! Në një lidhje me emisionin ‘Pa protokoll” në Report Tv, ishin edhe anëtari i KAS, Ledio Braho dhe kandidati i LSI për Beratin, Ardit Çela.

Braho tha se për qarkun e Beratit, LSI ka dy kërkesa e para që po shqyrtohet është pavlefshmëria në disa qendra votimi në qarkun Berat dhe e dyta për rinumërimin e disa qendrave votimi, kërkesë që nuk është marrë ende në shqyrtim. Në seancën e sotme tha Braho, u shty pasi kishte shumë prova nga LSI dhe nesër do të merret vendimi se cila nga këto prova do të pranohet dhe a do të kërkohen nga KAS prova shtesë të tjera për këtë qark.  Braho tha se LSI pretendon se në disa qarqe ka më shumë fletë votimi se votues.

Ndërsa nga ana tjetër kandidati i LSI, Ardit Çela, i cili humbi mandatin e tij në qarkun Berat për 77 vota, tha se ka pasur parregullsi të mëdha në 24 qendra votimi, ku kutitë janë mbushur me fletë votimi tepër dhe se nuk ka një raport se kush ka votuar, duke pretenduar se këtu mandati është marrë me dhunë.

“Vendimin për Beratin e shtymë sot pasi kishte prova sidomos nga LSI ku në disa qendra votimi pretendohet se ka më shumë fleta votimi se votues. Nesër shpallim vendimin me provat që do pranojnë dhe provat të tjera që do kërkojmë për qendrat zgjedhore të qarkut Berat. Provat e nesërme janë për pavlefshmëri për disa qendra votimi dhe kërkesa e dytë ka të bëjë me rinumërimin e një pjese tjetër të qendrave të votimit, kërkesë që do të shqyrtohet pasi të jepet vendimi për kërkesën e parë atë të pavlefshmërisë në disa qendra votimi për qarkun Berat”, tha Braho

“Kemi paraqitur dy kërkesa dhe një ka për të bërë për pavlefshmëri në 24 qendra votimi që kanë parregullsi serioze dhe kanë të bëjnë me fletët e votimit mbi numrin e votuesve dhe një për rinumërim. Dua të theksoj se çdo pretendim i yni nuk është i tillë por është raportim i këqyrjeve të procesverbaleve të grumbullimit të votave dhe librit të protokollit pranë KZAZ-ve përkatëse. Në shumë qendra votimi kemi pasur mbushje të kutive pasi ke i më shumë fletë votimi se votues. Këto parregullsi janë mbajtur në procesverbalet përkatëse që janë firmosur nga të gjithë, përfaqësues të PS dhe opozitës.  Ka mungesë dokumentacioni dhe nuk dimë se kush ka votuar dhe mbi të gjitha kemi fletë votimi tepër mbi procesverbalet përkatëse, mandati është marrë me dhunë”, tha Çela.

Në lidhje me provat e PD, Braho tha se ato janë më shumë kallëzime penale dhe pretendime që ajo ngre për shumë çështje dhe kërkon pavlefshmëri për qarqe të ndryshme.

“Nëse i referohemi provave të PD janë kallëzime penale dhe pretendime që PD i ngre për cenimin e Kodit Zgjedhor, për përdorimin e administratës publike, për lejet e legalizimeve, për shpërblimet për tërmetin dhe një seri elementësh që sipas saj nëse shihen në harmoni me njëra tjetër mund të sjellin si pasojë pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qarqe të caktuara ku i ka kërkuar”, tha Braho

Ndërsa Ardit Çela në fund të fjalës së tij tha se nuk do të paragjykojë vendimin e KAS dhe shpreson që ato të marrin një vendim profesional për Beratin dhe jo të ndikuar politikisht.

“Unë s’dua të paragjykoj vendimin e KAS dhe kam respekt për ata se ka profesionit, nëse do të vendosin me profesionalizëm, kutitë janë të pavlefshme. Nëse do të ndikohen nga politika...por në 2021 kuti të votimi pa raport se kush ka votuar dhe më shumë fleta, atëherë është mandat i marrë me dhunë”, tha Çela

I.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'