Pa 'Shtëpinë e Bardhë', Albini do ishte kryetar komune Jugosllave dhe jo kryeministër i shtetit Kosovës

Pa 'Shtëpinë e Bardhë',  Albini do ishte kryetar komune Jugosllave dhe jo kryeministër i shtetit Kosovës

Albin Kurti

Ambasada amerikane më kërkoi 8 vite më parë të mos mbaja asnjë marrdhënie me Albin Kurtin, por unë bëra të kundërtën dhe me mbështetjen që i dhashë, morra një kosto politike që më kushtoi shumë rëndë në 2013.
Unë e njoh personalisht Albin Kurtin dhe kam afro 10 vjet që e mbështes pa rezerva. Isha i vetmi politikan nga Tirana që nga dita e parë dhe deri në zgjedhjet e fundit kam bërë thirrje: “Votoni Vetëvendosjen”.
Sot kur hapa facebookun pashë që ishte pushtuar nga publikimet e fjalimit “heroik” por anti-amerikan të Albin Kurtit dhe që mijra njerëz e shisnin si shpëtimtarin e “pavarisisë” së Kosovës.
Ndryshe nga miqësia me Albin Kurtin, unē Hashim Thaçin e kam kundërshtar sepse bashkë me vetvendosjen, të gjithë kuqezinjtë kanë protestuar kundër tij dhe Hashimi më ka sulmuar personalisht por në këtë analizë dua të jem sa më i ftohtë dhe objektiv.

A e meritonte Albin Kurti këtë mbështetje? 

Disa vite me Albin Kurtin kemi biseduar për “ndryshim kufijsh” dhe jo të mbajmë këto kufij që janë sot.
Ne ishim të vetmet dy parti që në program kishim “referendumin për ndryshim kufijsh”.
E adhuroja “VV”  sepse me emrin e saj kishte adoptuar një koncept juridik klasik të së drejtës ndërkombëtare.
“Vetëvendosja” është parimi bazë i njohur nga e drejta ndërkombëtare që popujt kanë për të vetvendosur mbi fatin, të ardhmen e kufijve në territorin ku jetojnë, e aplikuar kjo nëpërmjet një plebeshiti popullor.
Popujt kanë të drejtë “etnikisht” të vendosin me votim se me kë duan tè jetojnë.
Autonomia teritoriale dhe parimi vetvendosjes solli në kohën e Titos në jugosllavi kufijtë asministrativ të Kosovës si krahine autonome por që Jugosllavia nuk lejoi kurrë një referendum të 6 republikave ose të 2 krahinave autonome.
Ibrahim Rugova ishte guri i themelit që organizoi në mënyrë të njëanëshme referendumin dhe vendimin historik të shpalljes së Kosovës Republik kundër vullnetit të Serbisë.
Sot shqiptarët kanë dy shtete, por dhe jetojnë në 6 shtet njëkohēsisht.
Në Meqedoninë e Veriut kemi fituar statusin e kombit shtet-formues dhe nuk jemi minoritet.
Në Serbi kemi disa ente teritoriale dhe administrative të percaktuara si pasoj e kopaktësis etnike shqiptare në jugun e shtetit aktual Serb.
Në Malin e Zi kemi dy komuna gjithashtu të dominuara në mazhorancë nga shqiptarët.
Në Greqi situata mbetet më e komplikuar sepse shqiptarët janë dëbuar me dhunë prej shumë dekadash dhe në rast një referendumi ata s’kanë të drejtë vote dhe as një status juridik.
Pa u zgjatur shumë në analizë:
“Një Shqipëri naturale dhe e madhe” mund të krijohet vetëm nga parimi vetvendosjes që nënkupton referendum për ndryshim kufijsh.
Nēse nuk ndryshojmë kufijtë atë here do kemi vetëm 2 Shqipëri të vogla që jetojmë sot.
Shqipërinë e Edi Ramës dhe Shqipërinë veriore të ish-Albin Kurtit.
Nuk di pse Albini e ka harruar emrin e partisë së tij?
Nuk di pse Albini nuk e përmend më parimin e vetëvendosjes?
Por lind pyetja a do kenë të drejtë serbët, grekët apo maqedonasit të vetëvendsin?
Sigurisht që po!
Ka vetëm dy rrugë ndryshimi i kufijve:
1- Me luftë ballkanike,
2- Me votë nëpërmjet paqes dhe marrveshjeve.

- Të parën sipas gjithë gjasave as nuk kemi këllqe dhe as nuk kemi mbështetje sepse edhe një aleat që kishim, “Shtëpinë e bardhë” dje Albini e qujati: “Shtëpia e zezë” dhe e ka shpallur vend armik.
- Rruga e dytë paqja dhe marrveshja kërkon një strategji dhe përgatitje platforme kombëtare për bisedime. Albini nuk është Messia që të përjashtoj çdo kënd ka mbisedimet.

Albini pati fatin të zgjidhej kryeministër i Kosovës me 26% të votave.
Në ngritjen e qeverisë ai u vonua 100 ditë për ta ndërtuar duke bërë sherr se kush do ishin ministrat dhe nuk harxhoi as 100 minuta për diskutuar për dialogun me Serbinë dhe mardhëniet me SHBA.
U vonua 100 ditë dhe qeverisi 50 ditë.
Në 50 ditë nuk kreu asnjë heroizëm jo.
Madje:
- edhe taksēn e hoqi
- edhe me Amerikën u prish
Të gjithë votuan kundër tij, me përjashtim të disa ministrave dhe Vjosa Osmanit të cilët nëse nuk do kishin këto karrige që ju dhuroi Albini, edhe ato do të votonin kundër tij.
Kosova do shkoi sërish në zgjedhje, por Albin Kurti përpara se të kërkoj vota duhet të tregoj pse hoqi dorë nga parimi i Vetëvendosjes dhe emri i partisë së tij që nënkupton ndryshim kufijsh?
Presheva duhet votojë,
Mirtrovica veriut duhet votojë,
Himara duhet votojë,
Kuksi duhet votojë,
Shkupi duhet votojë,
Kumanova duhet votojë,
Përrallat për shitjen e Kosovës nga Hashimi unë nuk i besoj, sepse ndryshimi kufijve nuk vendoset me firmë nga presidenti.
Ndryshimi kufijve bëhet me referendum dhe këtu s’ka fare ndikim firma Hashimit apo e Albinit, por vota e popujve në Ballkan.
Teorikisht mund të ndodh që as Kosova nuk do me u bashku me Shqipëri. Flas teorikisht dhe jo praktikisht.
Pra për bashkim apo ndarje vendos populli në votime dhe jo Albini dhe Hashimi me fjalime.
Ne shqiptarët s’duhet jemi aq banal që të karandisemi në gjykimin se kush e do Kosovën më shumë Albini apo Hashimi.
Albin Kurti duhet të zgjohet nga gjumi dhe të shoh të vërtetën: Kosoava pa Amerikën sot s’do ishte shtet i pavarur dhe Albin Kurti nuk do ishte kryeministër i Kosovës por kryetar i komunës autonome të Jugosllavisë.
Për këto arsye Albini duhet kuptoj që Kosova është “tokë e xanun” nga Amerika sepse ajo e ka pagu shumë shtrenjtë “hipotekën” e saj.
Albini ka vetëm një rrugë të negocioj me shefin e hipotekës për parimin e Vetvendosjes.
Edhe përrallat me skenarët e George Soros mos i besoni sepse Lëvizja Vetvendosja ka më shumë sorosian brenda saj, sesa “Shtëpia e bardh” e cila është një burg për Soros pasi Trump është kundërshtar i ashpër i tij.

Koha të kemi një Shqipëri të Madhe qoftë edhe pa Albinin, dhe jo një fshat të vogël me kryetar Hashimin.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • saimir: 26/03/2020 17:20

    Pa shtepine e bardhe e vertet Albini sdo ishte kryemister por do ishte ende burgjeve jugosllave. Te pakten kryetar komune e sgurt nuk do perlyesh te behej si kane qene te perlyer mustafa dhe udb-istat e tjere

    Përgjigju
  • Shqiptari i Ilirise: 26/03/2020 16:28

    Boll bere servilin e Amerikes ti mor Kreshniku I maleve. Tramp e ka shitur Kosoven.Kosova do coptohet sepse Amerika do kenaqe edhe serbine qe ta kete me vehte! Ky eshte pazar I te medhenjve dhe Albini ish pengese.Ndryshe pse do prishej me Ameriken?Taksen ai e hoqi.Tani duhej te pranonte dhe coptimin e Kosoves.

    Përgjigju
  • DICK SPAHIA: 26/03/2020 15:44

    O Dick Spahia shyqyr qe je zhdukur nga Shqiperia si ""figure"" televizive vazhdo fut doren ne xhep te ndonje kosovari qe e ka cliruar amerika.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 26/03/2020 11:42

    Kosova nuk do kete paqe politike derisa kufijte mos te negoiciohen me Serbine. Ky eshte kushti dhe garancia qe cdo qeveri e Kosoves duhet ti premtoje SH.B.A se.

    Përgjigju
  • Tironci: 26/03/2020 11:29

    O Niku kur Albini paska qene i tille pse Rexhe Mustafa boni koalicion per 51 dite tur per at çalaman spiun i sebeve.

    Përgjigju
  • Erik: 26/03/2020 10:56

    Reagim i drejte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Armando Broja luan 20 minuta, Everton ndal Cityn 1-1 në Manchester! Haaland shpërdoron penalltinë në 'Boxing Day'

VIDEO/ Armando Broja luan 20 minuta, Everton ndal Cityn 1-1 në Manchester! Haaland shpërdoron penalltinë në 'Boxing Day'