Pa veriun  Kosova ka mbi 1 milionë
 e 700 mijë banorë

Pa veriun  Kosova ka mbi 1 milionë<br /> e 700 mijë banorë
Një milionë e 739 mije e 825 është numri i përgjithshëm i popullatës në Kosovë, pa 700 mijë qytetarët e Kosovës që u larguan në dy-tri dekadat e fundit, si dhe numrin e banorëve të tri komunave veriore. Prej tyre 92.93% janë shqiptarë,1.58% janë boshnjakë,1.47%, janë serb, turq 1.08 % dhe përqindjet e tjera vinë nga komunitet më të vogla që jetojnë në Kosovë.

E ky rezultat u publikua sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në një konferencë ndërkombëtare në të cilën u vlerësua se publikimi i këtyre rezultateve shënon njëherazi edhe një datë historike për shtetin e Kosovës.

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri vlerësoi se finalizimi i suksesshëm i këtij procesi e afron Kosovën një hap drejt integrimeve evropiane dhe është një faktor i rëndësishëm në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.

E Samuel Zhbogar, përfaqësues i BE-së në Kosovë vlerësoi se gjatë regjistrimit të popullsisë janë respektuar të gjitha rregullat dhe standardet ndërkombëtare, si rekomandimet e OKB-së ashtu edhe të BE-së dhe se është raportuar në mënyrë plotësisht transparente për cilësinë dhe besueshmërinë e tyre. Prandaj sipas tij,nuk ka asnjë arsye që këto rezultate të mos pranohen qoftë nga Bashkësia Evropiane apo nga aktorët e rëndësishëm rajonal. 

Ndërkaq, Isa Krasniqi, kryeshef ekzekutiv i Statistikave të Kosovës publikoi përqindjet e popullsisë në të gjitha komunat e Kosovës, të ndara edhe në etni.

Agjencia e Statistikave të Kosovës po ashtu ka vlerësuar se shkalla e lindshmërisë, sidomos në dekadën e fundit ka shënuar renie drastike.

Ndërkohë që gjithnjë sipas këtij publikimi, aktualisht në Kosovë shkalla e papunësisë arrin deri në 35.3 përqind.

Samuel Zhbogar rikonfirmoi qëndrimin e Bashkimit Evropian, se Serbia nuk do të lejohet të bëjë regjistrimin e popullsisë në Veri, sikursë nuk ka lejuar organizimin e zgjedhjeve.
(rd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi