PAA akuzon Ramën: Ka rritur korrupsionin, në zgjedhjet e 2021 do vjedhë votat
Kryetari i PAA, Agron Duka
Partia Agrare Ambientaliste ka akuzuar Kryeministrin Rama se ka rritur korrupsionin, duke iu referuar raportit të DASH.
Ata u bënë thirrje të rinjve, shoqërisë civile, forcave progresive personaliteteve me profil, të bashkohen bashke për të pastruar metastaza vdekjeprurëse që sipas tyre kanë dëmtuar rëndë demokracinë, ekonominë dhe buxhetin e shtetit.
Sipas tyre, Rama urdhëron vjedhjen e votave në 2021 sepse po kërkon një kazan sa më të madh pushteti personal, i cili edhe sipas këtij raporti është kazani i llumit të korrupsionit dhe kapjes së shtetit
"Ky raport i DASH, raport i vendit që është partner strategjik prioritar dhe i përhershëm i kombit shqiptar, është një skaner 3D që qartëson se sa shumë janë shtrirë dhe janë rritur metastazat e korrupsionit dhe kapjes së shtetit në çdo qelizë të Ramaqeveri dhe në çdo nivel përfaqësimi politik të Rilindjes në qeverisjen qëndrore dhe vendore.
Çdo përpjekje e sforcuar e Ramës për të mbijetuar politkisht e ushqyer nga aleanca kriminale, çdo keq-shpërdorim i institucioneve shtetërore dhe burimeve financiare të buxhetit të shtetit do ta bejë më të thellë humbjen e pushtetit të Ramës.
PAA u bën thirrje publike sidomos të rinjve, shoqërisë civile, forcave progresiste, personaliteteve me profil dhe kredibilitet të lartë publik të bashkohen për të pastruar këto metastaza vdekjeprurëse që kanë dëmtuar rëndë demokracinë, ekonominë dhe buxhetin e shtetit.
Hapi i parë është vota plebishitare kundër Ramaqeveri e cila sipas këtij raporti, konsiderohet pengesa më e madhe dhe më e rëndë për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm oligarkët dhe hajdutët e tij.
Rama nuk po kërkon një mandat për të shërbyer por për të vjedhur dhe varfëruar shqiptarët deri në palcë.
Rama në 2017 kërkoi gjithë tepsinë e pushtetit që duket se nuk i ka mjaftuar.
Rama urdhëron mbledhjen/vjedhjen e votave në 2021 sepse po kërkon një kazan sa më të madh pushteti personal, i cili edhe sipas këtij raporti është kazani i llumit të korrupsonit dhe kapjes së shtetit", thuhet në deklaratën zyrtare të PAA.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.2%
-
Jo
41.7%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1903
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘SPAK është kthyer në parti aleate të Ramës’, Tedi Blushi: Po burgos dhe shantazhon drejtuesit e opozitës
27 Janar, 15:27
-
Përçarja për Primaret në PD, Berisha e pranon: Ka debate, por duhet zbatuar Statuti, s’e vendos unë! Gjyqtari i ndërruar për Salianjin, militant i PS
27 Janar, 13:17
-
Dita e Kujtesës/ Begaj: Krimet e gjenocidit, dëshmi ku çon verbimi pas ideologjive totalitare! Rama: Duam hebrenjtë e palestinezët të jetojnë në paqe, fqinjë në 2 shtete sovrane
27 Janar, 09:52
-
Rindërtohet gjimnazi ‘Sulejman Elezi’ (VIDEO)
27 Janar, 08:32
-
Shqipëria në panairin FITUR në Spanjë, tërheq vizitorë, Rama: Premton shumë për një tjetër vit fantastik turistik
26 Janar, 10:44
-
Shteti Bektashi, Berisha e sulmon dhe e quan projekt antikushtetues dhe antishqiptar: Edi Rama, thikë pas shpine besimit mysliman
25 Janar, 20:08
-
‘Paraja ndjek pacientin’, Basha prezanton programin për shëndetësinë: Duhet sistem ku çdo shqiptar merr kujdesin sipas nevojës, jo sipas xhepit
25 Janar, 15:47
-
Fjala e PLOTË e Ramës për Shtetin Bektashi: Testament kombëtar, jo sekt fetar! Qendrën botërore në Shqipëri, të tjerët do e kishin shpikur
25 Janar, 14:01
-
Shteti Bektashi, Rama: Status si Vatikani, një emblemë nga e cila s'keni pse trembeni! Nuk erdhën këtu me ushtarë, janë komunitet drejt shuarjes
25 Janar, 12:51
-
Rama podcast me profesorin e PD që 'nuk i jep votën': Pavarësia e drejtësisë?! Skandaloze, gjyqtarët i rritën pagat vetes
25 Janar, 10:43
-
Komunitetet fetare e Rama 1 minutë heshtje për Kryepeshkopin Anastas! Begaj: Drejtoi kishën me mençuri e përkushtim! Meta: Trashëgimia e tij mbetet e gjallë
25 Janar, 08:35
-
Berisha flet me nostalgji për Enver Hoxhën: Në regjimin e tij pasuritë ishin të shtetit, kurse sot të këtyre hajdutëve (vetë i pandehur për aferën 'Partizani')
24 Janar, 21:52
Edhe thiu im do kishte zili ket Gon Duken per simpatik qe eshte
PërgjigjuAgron Duka llumi dhe koka e MALAVITES
Përgjigju