Paaftësia e meshkujve në punët e shtëpisë

Paaftësia e meshkujve në punët e shtëpisë
TIRANE – Burrat mund të përpiqen sa të duan, kur vjen fjala për punët e shtëpisë partnerja nuk është asnjëherë e kënaqur. Këtë e konfirmon edhe një studim i cituar nga gazeta britanike Daily Mail, sipas të cilit gratë harxhojnë mesatarisht 3 orë në javë duke ribërë punët e shtëpisë që partnerët e tyre “nuk i kanë bërë siç duhet”.

Sipas studimit, 4 në çdo 10 familje aplikojnë ndarjen e detyrave por larja e rrobave, kalimi i fshesës me korent dhe larja e enëve janë disa nga rastet kur meshkujt nuk arrijnë të kënaqin nivelet që bashkëshortet presin prej tyre.

Sipas studimit, gjysma e 2000 grave të intervistuara janë të bindura se shkak është fakti që meshkujt e tyre nuk i shikojnë punët e shtëpisë si një prioritet dhe nëse kjo do të ndodhte ata me siguri do të bënin një punë më të mirë.

Artikulli shoqërohej nga kjo fotografi e këtij çifti shqiptar. “Në zonat fshatare të Shqipërisë, tradita detyron që gratë të bëjnë të gjitha punët e shtëpisë ndërsa meshkujt nuk ndihmojnë asnjëherë pasi kjo shihet si shenjë dobësie”, sqaronte didaskalia. Gratë shqiptare që jetojnë në qytet me siguri tani po thonë: "Se mos vetëm në fshat!".

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Sarandë, arrestohet grabitësi serial, vodhi marketin (EMRI+VIDEO)

Sarandë, arrestohet grabitësi serial, vodhi marketin (EMRI+VIDEO)