Pabarazi, pabarazi që prodhon të keqen energji!

Pabarazi, pabarazi që prodhon të keqen energji!

Derisa njerëz të caktuar, biznese të caktuara, vazhdojnë të autorizohen në sy të diellit dhe të ligjit të bëjnë të gjithë shkeljet e mundshme ndërsa të tjerë, të futen dhe të vetëfuten (pasi dëshirojnë të jetojnë në një Shqipëri të drejtë) në darën e respektimit të të gjitha rregullave, vendi do të vazhdojë të torturohet nën një vorbull energjie negative që nuk dihet se ku mund të na çojë.

Të shohësh ish-kryeprokurorin të largohet qetësisht nga Shqipëria pak ditë para marrjes së vendimit të gjykatës, është trishtim. Adriatik Llalla është larguar në momentin kur një vend i tërë ëndërron, flet përditë, për DREJTESI! Dhe nuk është hera e parë që shqiptarët shohin se si rrëshkasin si ngjala, pa u përballur me përgjegjësitë para ligjit, të afërm apo vetë persona VIP.

Një vend i vogël si i yni, ku të gjithë njihen e të gjithë shohin njëri-tjetrin, ku puna dhe jeta e kujtdo është e shpallur në gazetat e pashkruara “të publikuara” në sheshet e çdo fshati e qyteti, vazhdohet që Filani të ketë biznes e punëtorë në të zezë, të shkelë të drejta autori e të drejta fiskale i pashqetësuar, e Fisteku të shtrydhet në të gjitha format edhe për shkeljen më të vogël. Filani i privilegjuar shton pasuritë e veta, ndërsa Fisteku i penalizuar sfilitet të mbajë Shtetin, të kontribuojë për pensione, shkolla, rrugë me taksat që duhet të paguajë.

Një fenomen i ri matje duket se qarkullon së fundmi në vlerat elitare vendase: Pesha e llogarisë bankare. Nëse shikoni një respekt të ekzagjeruar nga institucione, privatë, ente të ndryshme, ta dini se lajmi është përhapur: Të gjithë e kanë informacionin se sa zero keni shtuar vitet apo muajt e fundit në llogarinë tuaj. Dhe të rrini të qetë: askush nuk dëshiron ta di se si keni arritur të bëni një gjë të tillë pa fituar as edhe një telebingo të vetme.

Dikush e ka kollaj të përgjigjet: Epo kështu u bë Londra, kështu u bë Nju Jorku, kështu u bë Zvicra, në Hollandë mbyllin hundët e nuk duan ta dinë se nga i solle dhe si e vure atë pasuri, etj. etj. E vërtetë! Kështu u bënë dhe politikanët tanë. Kështu bënë dhe vilat gjigande në Lalëz, Tiranë, bregdet. Kështu u bënë të gjithë ata që përplasin lumturinë e tyre në fytyrë të shqiptarëve në mëngjes nga kulla në veri, në drekë nga vila në bregdet, e në darkë nga Gala-ja në TKOB, por Shqipëria jonë e vogël është vetëm 28 mijë km katrorë vend dhe vendosni vetë se si doni ta kanalizoni këtë energji! Të paktën mos kërkoni që të buzëqeshin të gjithë!

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dyndje për festat! 'Bien' linjat ajrore amerikane, bllokohen mijëra fluturime

Dyndje për festat! 'Bien' linjat ajrore amerikane, bllokohen mijëra fluturime