Pablo Neruda, pas 40 vitesh
e vërteta e vdekjes së tij

Pablo Neruda, pas 40 vitesh <br />e vërteta e vdekjes së tij
Gjykata Supreme në Kili vendosi, që trupi i shkrimtarit me famë botërore, Pablo Neruda të zhvarroset për të hetuar shkakun e vdekjes së tij.

Hetimet do të përcaktojnë nëse fituesi i çmimit Nobel Neruda vdiq nga kanceri në prostatë, sic qëndron në raportin zyrtar deri më sot apo u helmua në 1973.

Poeti vdiq 12 ditë pas grushtit ushtarak të ish-liderit famëkeq të Kilit, Augusto Pinochet kundër presidentit socialist Saalvador Allende.

Sipas disa zërave ai u helmua me një injektim pasi Pinocheti nuk dëshironte intelektualë kundër tij, aq më tepër Nerudën.

Ekspertë nga Argjentina dhe Spanja do të bashkohen me vëzhgues nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar në momentin e zhvarrimit dhe në kryerjen e ekzaminimeve të tjera.

Disa analistë u shprehën se kanë kaluar 40 vjet nga vdekja e Nerudës dhe tani ka ardhur momenti për të hedhur dritë për të zbardhur shkakun e vdekjes së tij.

Neruda ka qenë një kritik i ashpër i Pinochetit të cilin e shihte si një tradhtar ndaj vendit të tij.

Pablo Neruda, vdiq më 23 shtator të 1973 në një klinikë në Santiago të Kilit në moshën 69 vjecare dhe mori famë për poemat e tij si dhe për "fiksimin" për të shkruajtur gjithmonë me ngjyrën e tij të preferuar, jeshile.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve