Pacientët e huaj zgjedhin
sërish Spitalin Amerikan

Pacientët e huaj zgjedhin <br />sërish Spitalin Amerikan
TIRANE - Spitali Amerikan hapi dyert për pacientët e huaj që zgjedhin të marrin shërbime të specializuara mjekësore dhe i besojnë shëndetin e tyre ekipit profesional të mjekëve.

Zoti Christian Dang, nga Austria, si pasojë e një aksidenti rrugor në një tur që ai kishte ndërmarrë në disa shtete përfshirë dhe vendin tonë, është transportuar menjëherë me ambulancë nga spitali rajonal i Elbasanit drejt Spitalit Amerikan 1 në Tiranë.

Dr. Artan Bano, kirurg ortoped tregon se pacienti iu nënshtrua një ndërhyrje ortopedike kirurgjikale, si pasojë e shembjes pulmonare dhe dëmtimit të shtyllës kurrizore. Ai tani është në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe pritet pas disa ditësh hospitalizimi të largohet nga ambjentet e spitalit.

Z. Dang shprehet se përveç cilësisë shumë të mirë të shërbimit, kostoja për shërbimet mjekësore në Shqipëri është shumë e ulët. Në listëpritjen e Spitalin Amerikan janë edhe shtetas të tjerë të huaj që duan të trajtohen në Spitalin Amerikan.

Pacientët shqiptarë janë drejtuar shpesh në spitalet e huaja jashtë vendit për të marrë shërbime shëndetesorë të specializuara, por sot ndodh e kundërta. Spitali Amerikan ka mundur të tërheqë drejt Shqipërisë pacientë të huaj të cilët kërkojnë të trajtohen në vendin tonë, pasi cilësia e shërbimit është tepër e lartë.

Sipas drejtorit të Spitalit Amerikan1 në Tiranë, Mario Karaj, Spitali Amerikan ka mëse 2 vjet që punon për të nxitur dhe zhvilluar turizmin mjekësor në Shqipëri duke arritur çdo certifikim të nevojshëm dhe arritur kështu standarte të larta të profesionalizmit, si nga aspekti shëndetësor, profesionalizmi i mjekëve dhe të gjitha mjetet e nevojshme për mbajtur këtë standard.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime