Pacientët, kartë në vend
të librezës shëndetësore

Pacientët, kartë në vend<br />të librezës shëndetësore
TIRANE- Pacientët të cilët janë edhe përfitues nga skema e sigurimeve shëndetësore, historikun e sëmundjes së tyre do ta kenë të hedhur në një sistem i cili do të jetë i disponueshëm për mjekët, ndërkohë që do të pajisen me kartën e shëndetit. Tek skeda e të sëmurëve do të përfshihet numri i vizitave tek mjeku i familjes, sëmundshmëria kronike, trajtimi në vazhdimësi dhe çdo informacion tjetër i nevojshëm. Kjo kartë do ti bëjë të mundur mjekut të ketë më shumë informacion për historikun e sëmundjes së pacientit dhe trajtimit që i është bërë edhe në institucione të tjera shëndetësore, ndërkohë që do të kenë edhe më shumë mundësi për “tu marrë me pacientin” se sa për plotësimin e dokumentacioneve.

Ky projekt i cili është duke u diskutuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimeve Shëndetësore do të bëjë të mundur heqjen e librezës së shëndetit e cila sot përdoret vetëm si një mjet identifikimi për pacientin e siguruar. Kurse për bluzat e bardha kjo librezë shton procedurat burokratike pasi kërkon plotësimin e recetave, plotësimin e kartelave mjekësore, plotësimin e librezës së shëndetit ndërsa karta ose certifikata shëndetësore i eliminojnë të gjitha këto burokraci, duke e kthyer mjekun totalisht në funksion të pacientit dhe jo të plotësimit të dokumenteve. Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimeve Shëndetësore kjo kartë do të bëjë të mundur lidhjen me anë të numrit të kartës së identitet me personin përfitues, duke ofruar mundësi për shkëmbim të të dhënave mes institucioneve të tjera në sistem.

“Futja e kartës shëndetësore sjell lehtësimin e punës së mjekut dhe farmacistit, të cilët nuk do të jenë më të detyruar të plotësojnë faqet e librezës për çdo recetë të lëshuar. Po kështu me disponimin e saj do të jetë e panevojshme paraqitja e pacientit pranë degëve të fondit për të rinovuar librezën sa herë ajo konsumohet” pohojnë burimet zyrtare. Sipas tyre, një tjetër risi është edhe informimi nga sistemi elektronik i mjekut të familjes për statusin e personit përfitues si dhe krijimin e lehtësirave për saktësimin dhe identifikimin e përfituesit, si dhe informacionin përkatës për shërbimet e përfituara që ka pasur ky pacient.

Ndërkohë, me nisjen e këtij projekti është parashikuar që buxhetit të shëndetësisë sidomos në sistemin e parësorit ti kursehet afërsisht 30 % e parave të cilat përdoren vetëm për receta, kartela dhe dokumente të tjera plotësuese që i nevojiten një mjeku për të krijuar dosjen e pacientëve. Nga ana tjetër mbledhja e këtyre të dhënave do të bëjë të mundur krijimin e në data-base elektronik për popullatën e regjistruar në qendrat shëndetësore, dhe për pasojë do të sjellë edhe një mirëllogarijte të buxhetit dhe përmirësimin e skemës së pagesës për mjekët.
 
Risitë që sjell karta
-Lehtësimin e punës së mjekut dhe farmacistit, të cilët nuk do të jenë më të detyruar të plotësojnë faqet e librezës për çdo recetë të lëshuar;
-Bëhet e panevojshme paraqitja e pacientit pranë degëve të fondit për të rinovuar librezën sa herë ajo konsumohet;
-Informimin nga sistemi elektronik të mjekut të familjes për statusin e personit përfitues;
-Lidhjen e ID kombëtare me personin përfitues, duke ofruar  mundësi për shkëmbim të të dhënave me institucione të tjera në sistem;
-Lehtësimin dhe saktësimin e identifikimit të përfituesit, si dhe informacionin përkatës për shërbimet e përfituara.


Shkrimi u publikua sot (31.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Fryt i marrëveshjes pozitë-opozitë, vota e diapsorës historike! Debati për listat? Nuk është tagri im

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Fryt i marrëveshjes pozitë-opozitë, vota e diapsorës historike! Debati për listat? Nuk është tagri im